Bullgaria mund të humbasë 63 milionë euro nga mjetet evropiane të ndara falas për blerjen e pajisjeve teknike për kontrollin kufitar, të nevojshme për anëtarësimin tonë të plotë në zonën Shengen. Kështu ka paralajmëruar deputeti i PP-DB-së, Martin Dimitrov. Sipas tij, qeveria e përkohshme e Dimitër Gllavçevit i ka shënuar një autogol Bullgarisë.
“Për shkak të Shengenit, Bullgaria duhej të blinte skanerë të veçantë për një kontroll më të mirë të kufirit. Kishte një kërkesë për të shpallur një prokurim publik, por prokurimi publik u ndërpre dhe u zgjodh një kompani e caktuar me arsyetimin se meqenëse bëhet fjalë për veprimtari hetimore, ka mundësi për një mënyrë të tillë veprimi. Ky është një gabim i madh, sepse të gjithë ata që nuk e duan Shengenin tokësor të Bullgarisë, tani kanë një arsye formale për të kërkuar shtyrjen e tij”, komentoi Dimitrov. “Fakti që Bullgaria anuloi një prokurim publik dhe filloi negociata të drejtpërdrejta dhe të fshehta me një kompani të panjohur tashmë po dëgjohet në Bruksel dhe po shkakton tensione serioze”, tha eurodeputeti Radan Kënev.Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të dhjetorit, njoftoi centrali bërthamor. Gjatë mbylljes, do të kryhet mirëmbajtje gjithëpërfshirëse..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, ndërsa në Sofje – 1°. Në mëngjes , në disa zona të sheshta të vendit, do të ketë..
Me ndërtimin e Korridorit Vertikal të Gazit, Bullgaria do të ruajë pozicionin e saj strategjik në rajonin e Evropës Juglindore. Këtë e siguroi ministri..