Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkrimtari Ivan Llanxhev në një intervistë për Radio Bullgarinë:

Kur shkruaj tekste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve

Ne duhet të gjejmë disa tema të përbashkëta, por kjo po bëhet gjithnjë e më e vështirë

Foto: Facebook /Ivan Landzhev

Kanë kaluar 116 vjet që nga 22 shtatori i vitit 1908, kur Bullgaria zuri vendin e saj të barabartë midis vendeve të tjera të pavarura të Evropës në atë kohë. Ndonëse, ndryshe nga Bashkimi, shpallja e Pavarësisë ishte një akt tërësisht politik, kjo nuk e bën atë që ndodhi në atë datë më pak të rëndësishme apo të denjë. Megjithatë, në botën në të cilën jetojmë sot, rëndësia e fjalëve si bashkim dhe pavarësi duket se është zbehur, duke i lënë vendin shumë situatave banale dhe bisedave të parëndësishme në të cilat përfshihemi në jetën e përditshme. Ndaj, në ditë si kjo e sotmja, është mirë të mendohemi nëse ka ende ndonjë temë që na lejon të bashkohemi dhe të kapërcejmë, të paktën për një kohë të shkurtër, përditshmërinë e rëndomtë në të cilën jemi zhytur.

"Fatkeqësisht, temat që mund të na bashkojnë vërtet janë gjithnjë e më pak të njohura mes shoqërisë - shpjegoi poeti dhe shkrimtari Ivan Llanxhev në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Deri vonë, gjëra të cilat ishin të padiskutueshme tani na bëjnë të debatojmë dhe të luftojmë, të mbjellim përçarje në shoqëri. Kjo është një gjë shumë e qartë, nuk po të them asgjë të re duke e vënë në dukje”, shtoi ai.

"Grindjet në përditshmërinë tonë të punës janë aq të shpeshta saqë kemi filluar të grindemi për festat laike, festat fetare dhe festat patriotike, sa janë të tilla dhe sa nuk janë e kështu me radhë. Pra kemi nevojë urgjente për tre, për të mos thënë pesë gjëra për të cilat të gjithë mund të biem dakord, por duket se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t'i gjetur."

Vetë ai e ka pranuar se për momentin nuk e sheh diçka të tillë dhe prandaj kërkon e oazet e tij, në të cilat mund të shpëtojë për pak kohë nga ambienti publik i mbushur me shumë tension dhe lloj-lloj pritshmërish.

"Për mua këto oaza kanë qenë gjithmonë të lidhura me artin dhe nuk e kam fjalën vetëm për letërsinë, por edhe për muzikën, artet pamore, sportet etj. Nga njëra anë një arratisje drejt estetikës, nga ana tjetër, sportin e përmenda jo rastësisht, sepse shembulli frymëzues i arritjeve të larta njerëzore është gjithashtu një oaz i tillë, por nuk mund të jap një recetë se ku mund të arratiset një shoqëri e tërë. Prandaj edhe tema e pavarësisë është kaq delikate. Sepse për momentin, kritikët më me zë në hapësirën publike trumbetojnë për Bullgarinë, se ajo nuk është e pavarur, në fakt janë njerëz me varësi të forta politike. Duhet bërë një dallim ndërmjet pavarësisë në një kuptim abstrakt dhe ndërmjet detyrimeve të ndërsjella dhe marrëdhënieve kontraktuale, pjesë e të cilave është Bullgaria. Shembuj historikë nga Rilindja dhe heronjtë kombëtarë që u zhvilluan në kushte shumë të ndryshme, në të cilat nuk kishte shtet të pavarur bullgar, përmenden vazhdimisht në fjalimet publike të politikanëve. Veprimet e tyre revolucionare janë plotësisht të përshtatshme. Për momentin, Bullgaria ka nevojë për normalitet, mirëkuptim mes njerëzve dhe ndjekje të zgjedhjes që tashmë është bërë dhe vlerave që rrjedhin prej saj. Ne kemi nevojë për normalitet, jo heroizëm dhe patos revolucionar." 
Për rastësinë e pashmangshme
Krijimi i përmbledhjes me ese, tregime dhe fragmente "Për rastësinë e pashmangshme", që u botua kur ai ishte ende në SHBA fal bursës së Fulbright Program, i mori shumë kohë Ivan Llanxhevit, pasi ai pranon se deri në fund nuk ishte plotësisht i sigurt se cilat tekste meritonin të zinin një vend mes faqeve të tij. Ndër tekstet për të cilat ai ishte për një kohë shumë të gjatë në dilemë është edhe eseja "Selfie bullgare", e cila fitoi popullaritet të madh.

"Ky është një tekst patriotik në të cilin dashuria për mëmëdheun është emocioni që kryeson. Fakti që i lejoj vetes të vë në dukje mospërputhje etj., nuk do të thotë se dashuria nuk është në radhë të parë në këtë tekst. Sigurisht nëse dikush e do atdheun, siç do familjen e tij, ai dëshiron më të mirën për të dhe mund t'i lejojë vetes t'i thotë disa gjëra drejtpërdrejt. Kur shkruaj teste të ashpra publike, është pikërisht sepse e dua Bullgarinë dhe besoj në potencialin e bullgarëve.

Foto: Facebook /Ivan Landzhev, BTA
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për jetën e mundshme në një botë pa monopole

Ndryshimet në Ligjin për Energjinë, të miratuara nga Kuvendi, shtynë fillimin e periudhës së tranzicionit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike për një vit tjetër – deri në 1 korrik 2025. Ndryshimet duhet të ofrojnë një mundësi graduale për..

botuar më 24-06-26 7.30.PD

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD