Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Burimet Energjetike të SHBA-së, Xhefri Pajat. U diskutua edhe për progresin në zbatimin e Korridorit Vertikal të Gazit.
“Për momentin po kryhen aktivitete për projektimin e infrastrukturës së re në territorin bullgar. Afati i zbatimit është fundi i vitit 2025”, tha Malinov.
Infrastruktura e korridorit përfshin terminalin e ri të gazit të lëngëzuar në Aleksandropolis, zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit “Çiren” dhe tubacionet e reja.
"Këto projekte janë një garantues i sigurisë energjetike të Bullgarisë dhe Evropës Juglindore, duke përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën," tha Pajat, cituar nga BGNES.Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën sinoptike. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Në Rrafshinën e Danubit do të ketë mjegull, ndërsa..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i Mbrojtjes, Atanas Zaprjanov, tha se kjo është e nevojshme sepse vendi ynë do të hasë vështirësi në zbatimin..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj. Këtë e deklaroi në margjinat e parlamentit Bojko Borisov, kreu i partisë në pushtet GERB. Në..
Komisioni Evropian njoftoi se miratoi 70 projekte në BE me vlerë mbi 600 milionë euro, të cilat synojnë zhvillimin e karburanteve alternative dhe uljen..
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike pranë Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, Gjeodezisë dhe Gjeografisë të Akademisë Bullgare të..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 7 deri në 12°, në Bullgarinë Lindore midis 12 dhe 16°, në Sofje - do të jetë rreth 9°. Gjatë ditës do..