Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Burimet Energjetike të SHBA-së, Xhefri Pajat. U diskutua edhe për progresin në zbatimin e Korridorit Vertikal të Gazit.
“Për momentin po kryhen aktivitete për projektimin e infrastrukturës së re në territorin bullgar. Afati i zbatimit është fundi i vitit 2025”, tha Malinov.
Infrastruktura e korridorit përfshin terminalin e ri të gazit të lëngëzuar në Aleksandropolis, zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit “Çiren” dhe tubacionet e reja.
"Këto projekte janë një garantues i sigurisë energjetike të Bullgarisë dhe Evropës Juglindore, duke përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën," tha Pajat, cituar nga BGNES.Kreu i partisë në pushtet GERB, Bojko Borisov, siguroi se vendi ynë do të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër naftës dhe gazit rus, raportoi gazetarja e BNR-së, Violeta Ashikova. “Mund t’u garantoj bullgarëve se Bullgaria do të..
Qeveria do të miratojë dhe do t'i paraqesë Asamblesë Kombëtare projektligjet për buxhetin e shtetit për vitin 2026, në versionin e rënë dakord me palët mbështetëse. Ky vendim u arrit pasi katër organizatat e punëdhënësve refuzuan të merrnin pjesë në..
“Të gjitha pikat në rrjetin e shitjes me pakicë të Lukoil funksionojnë dhe do të vazhdojnë të funksionojnë në gjendje normale.” Kjo thuhet në një njoftim për shtyp nga kompania në lidhje me informacionin e shpërndarë në disa media për ndërprerjen e..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..