Bullgaria dhe SHBA do të zgjerojnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit Ndërqeveritar për projektin për ndërtimin e një kapaciteti të ri bërthamor në centralin atomik “Kozlloduj” dhe programin bërthamor për qëllime civile. Kjo u diskutua nga ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov dhe Ndihmës Sekretari i Shtetit për Burimet Energjetike të SHBA-së, Xhefri Pajat. U diskutua edhe për progresin në zbatimin e Korridorit Vertikal të Gazit.
“Për momentin po kryhen aktivitete për projektimin e infrastrukturës së re në territorin bullgar. Afati i zbatimit është fundi i vitit 2025”, tha Malinov.
Infrastruktura e korridorit përfshin terminalin e ri të gazit të lëngëzuar në Aleksandropolis, zgjerimin e objektit nëntokësor të depozitimit të gazit “Çiren” dhe tubacionet e reja.
"Këto projekte janë një garantues i sigurisë energjetike të Bullgarisë dhe Evropës Juglindore, duke përfshirë Moldavinë dhe Ukrainën," tha Pajat, cituar nga BGNES.Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re do të mbështesë familjet në zbatimin e masave që lidhen me efektivitetin energjetike. Ajo krijohet..
Bullgaria është identifikuar zyrtarisht si një nga vendet e BE-së në rrezik nga presioni i migracionit, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Bruksel Angelina Piskova, duke cituar raportin e parë vjetor të Komisionit Evropian mbi menaxhimin e..
Presidenti Rumen Radev ka vënë veton ndaj disa prej ndryshimeve në Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Bullgarisë, të miratuara më 30 tetor, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Në arsyet e tij, ai thekson se ndryshimet..
Startoi fushata mes të rinjve "Jeta vlen më shumë se pëlqimet". Fushata u nis nga një nga kompanitë e transmetimit të energjisë elektrike në vend. Ideja..
Paga mesatare mujore bruto për korrikun e vitit 2025 ishte 2 570 leva (1 314.02 euro), për gushtin – 2 497 leva (1 276.70 euro), dhe për shtatorin – 2..