Ekziston rreziku i mundshëm nga një valë migrantësh, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, në të cilin u diskutua kërcënimi për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme.
Sipas kryeministrit, flukset migratore janë aktualisht në përmasat e tyre normale. Ai mendon se struktura e tyre përbëhet kryesisht nga njerëz nga Afganistani, Siria dhe Maroku.
Njëzet e pesë bashkatdhetarë do të evakuohen sot nga Libani, tha gjithashtu Dimitër Gllavçev. 16 të tjerë do të transportohen të nesërmen, 5 tetor, me fluturimin e Linjave Ajrore të Kanadasë për në Stamboll dhe prej andej do të sigurohet lëvizja e tyre me makina.
Ndërsa për largimin eventual të shtetasve bullgarë nga Irani, kryeministri tha se vendi ynë është gati, por asnjëri prej tyre ende nuk e ka shprehur një dëshirë të tillë. Në Iran jetojnë 45-50 bullgarë.Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, ka paraqitur një padi në prokurori kundër liderit të GERB-it dhe ish-kyeministrit të Bullgarisë Bojko Borisov me dyshimin për tradhti. Ai i bazon akuzat e tij në një artikull në “Wall Street..
Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..