Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt.
"Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne po shohim një përshkallëzim dhe ka më pak hapësirë për diplomaci. Po shkojmë drejt skenarit më të keq për të cilin u fol një vit më parë," komentoi Ivajllo Ivanov, një ekspert i sigurisë në Unionin e oficerëve të rezervës “Atlantiku”. Sipas tij, qëllimi përfundimtar i Netanjahut është të detyrojë SHBA-në të ndërhyjë në favor të Izraelit dhe të dobësojë Iranin, "qoftë kjo përmes një sulmi ajror apo ndërhyrje direkte në terren, tani për tani po flasim për hipoteza... Jemi në pragun që gjërat të dalin jashtë kontrollit dhe e gjithë kjo do të ketë pasoja të rënda për mbarë botën”, paralajmëroi Ivanov.
Për momentin, nuk ka raportime për sulme të reja ushtarake në territorin e Izraelit, pas sulmit që mori jetën e 7 personave në një nga lagjet e Tel Avivit – Jafo, dy ditë më parë, i kombinuar me një sulm masiv raketor në vend nga Irani.
Vetëm një person që jeton këtu mund ta vlerësojë situatën realisht - tha Vesella Rajçinova për Radio Bullgarinë. Ai është me origjinë nga Bullgaria, por që nga fundi i viteve '90 është në Izrael, ku punon si gazetar, mësues dhe producent i disa festivaleve. Vetëm një rrugë ndan qytetin Bat Jam, ku jeton bashkatdhetarja jonë, dhe Tel Avivin:
"Vetëm një person që jeton këtu mund ta vlerësojë situatën në një mënyrë më reale sesa duket nga jashtë. E vërteta është se nga jashtë, madje diçka që nuk duket aq serioze paraqitet si jashtëzakonisht serioze, dhe unë e shoh këtë, duke i parë kolegët e mi që vijnë dhe janë të bindur se situata këtu është shumë e rëndë. Unë u them të mos shqetësohen, sepse atentati është larg nesh - është në rrugën tjetër, ose në qytetin tjetër - dhe ata janë shumë të habitur nga ajo që po u them atyre."
Deri më tani çdo gjë është e qetë – vuri në dukje zonja Rajçinova, por tha se natën e së mërkurës ndaj të enjtes në qytetin e saj është aktivizuar sërish një sinjal alarmi:
"Banorët e qytetit nxituan nga shtretërit e tyre drejt shkallëve dhe strehimoreve, duke përfshirë edhe mua. Besohet se ishte një sinjal për avionë të dyshuar armik që hynin në qiellin mbi Izrael, me një paralajmërim për disa rajone që mund të jenë në rrezik. Jam e sigurt se na presin ditë kritike në të cilat duhet të merren vendime të rëndësishme dhe sinqerisht shpresoj se ato do të jenë më të mirat për të përballuar këtë problem, sepse me sulmin e Iranit filloi lufta në rajon”.
Bashkatdhetarja jonë e konsideron të paprecedentë hyrjen e “Hamasit” në territorin izraelit më 7 tetor të këtij viti – një kapërcim i tyre jashtëzakonisht serioz:
"Unë mendoj se atëherë Izraeli i lejoi ata të hynin. Ne këtu duhej të mbylleshim - unë jetoj në katin e parë – duhej të mbylleshim, sepse ata nuk interesohen për asgjë - ata janë të droguar, janë fanatikë për shkak të njëfarë ideologjie që ka për qëllim vetëm vrasjen, pa e ditur se kujt. Atëherë u vrasën disa tajlandezë. Unë jam gazetare dhe jam e fortë, por duhet të pranoj se mezi e mbajta veten pas asaj që pash pas sulmit. Në momentin e parë më ishte shumë vështirë të flisja për mediat bullgare, sepse kolegët e mi donin të dëgjonin këndvështrimin njerëzor pas asaj që ndodhi”.
Lexoni më tepër:
Foto: BGNES, BNR
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..