Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së bashku dhe, në përputhje me rrethanat, do të vendosin një rekord. Traseja me dallim në nivelin e lartësisë +20 000 m do të kalohet në më pak se 5 ditë. Si kauza e sfidës së tyre, vrapuesit zgjodhën të mbledhin fonde për blerjen e një karrige të specializuar me rrota për të mbështetur aktivitetet e fondacionit "Eja dhe Ti".
“Prej 7 vitesh mbi 250 persona me aftësi të kufizuara me mbështetjen e fondacionit dhe mbi 450 vullnetarë hyjnë në shpella, marrin pjesë në garat e vrapimit malor, lundrojnë në lumenj e diga, ngjiten në majat gjatë dimrit, fluturojnë me paraglider. Një emocion i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Ose kur dikush thotë “Është e pamundur!”, përgjigjen: “Jo, është e mundur!””, shënojnë organizatorët.
Kauza mund të mbështetet përmes faqes së internetit të Fondacionit "Eja dhe Ti", ku janë të disponueshme disa metoda online të dhurimit të fondeve.
Foto: Pirin Gallov / Facebook, Fondacioni "Eja dhe Ti"Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..