Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së bashku dhe, në përputhje me rrethanat, do të vendosin një rekord. Traseja me dallim në nivelin e lartësisë +20 000 m do të kalohet në më pak se 5 ditë. Si kauza e sfidës së tyre, vrapuesit zgjodhën të mbledhin fonde për blerjen e një karrige të specializuar me rrota për të mbështetur aktivitetet e fondacionit "Eja dhe Ti".
“Prej 7 vitesh mbi 250 persona me aftësi të kufizuara me mbështetjen e fondacionit dhe mbi 450 vullnetarë hyjnë në shpella, marrin pjesë në garat e vrapimit malor, lundrojnë në lumenj e diga, ngjiten në majat gjatë dimrit, fluturojnë me paraglider. Një emocion i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Ose kur dikush thotë “Është e pamundur!”, përgjigjen: “Jo, është e mundur!””, shënojnë organizatorët.
Kauza mund të mbështetet përmes faqes së internetit të Fondacionit "Eja dhe Ti", ku janë të disponueshme disa metoda online të dhurimit të fondeve.
Foto: Pirin Gallov / Facebook, Fondacioni "Eja dhe Ti"Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..
Aleksandra Fejgin fitoi titullin në Turneun Ndërkombëtar të Patinazhit Artistik “Bosphorus Cup” në Stamboll. Bullgarja kaloi në epërsi në programin e shkurtër dhe në të artistik siguroi vendin e parë. E dyta përfundoi Anastasia Graçjova nga Moldavia..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..