Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së bashku dhe, në përputhje me rrethanat, do të vendosin një rekord. Traseja me dallim në nivelin e lartësisë +20 000 m do të kalohet në më pak se 5 ditë. Si kauza e sfidës së tyre, vrapuesit zgjodhën të mbledhin fonde për blerjen e një karrige të specializuar me rrota për të mbështetur aktivitetet e fondacionit "Eja dhe Ti".
“Prej 7 vitesh mbi 250 persona me aftësi të kufizuara me mbështetjen e fondacionit dhe mbi 450 vullnetarë hyjnë në shpella, marrin pjesë në garat e vrapimit malor, lundrojnë në lumenj e diga, ngjiten në majat gjatë dimrit, fluturojnë me paraglider. Një emocion i paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit. Ose kur dikush thotë “Është e pamundur!”, përgjigjen: “Jo, është e mundur!””, shënojnë organizatorët.
Kauza mund të mbështetet përmes faqes së internetit të Fondacionit "Eja dhe Ti", ku janë të disponueshme disa metoda online të dhurimit të fondeve.
Foto: Pirin Gallov / Facebook, Fondacioni "Eja dhe Ti"Forhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..