Me një ceremoni në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, hapet sot edicioni i dhjetë jubilar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit dhe Letërsisë “Cinelibri”. Motoja e ngjarjes së këtij viti është “Poezia e pafund”. Forumi do të hapet me filmin e ri të Paolo Sorrentino, një prej korifeve të kinemasë bashkëkohore italiane, "Partenope", një traktat i përsosur për magjinë e kinematografisë. Midis 10 tetorit dhe 3 nëntorit, Sofja, Plovdiv, Varna, Burgas, Veliko Tërnovo, Gabrovo dhe Stara Zagora do të zhyten në kryeveprat më të fundit kinematografike të frymëzuara nga bota e gjerë e letërsisë. Do të ketë edhe takime me të ftuar specialë - artistë bullgarë dhe të huaj nga të gjithë sektorët e industrisë së filmit.
Kryetare e jurisë ndërkombëtare do të jetë aktorja Maria Bakallova. Mes të ftuarve specialë është edhe shkrimtari, skenaristi dhe autori i dramave skoceze me famë botërore Irvine Welsh dhe animatori, regjisori dhe grafiku bullgar Teodor Ushev. Në kuadër të “Cinelibri” më 13 tetor do të festohet 60-vjetori i premierës së filmit “Zorba greku” me të paharruarin Anthony Quinn në rolin kryesor.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë periudha me shpërndarje dhe pakësim të vranësirave, por pasdite ato sërish do të shtohen dhe në mbrëmje..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të vendosur sanksione kundër Lukoil. Ai siguroi se tregu do të monitorohet me..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi legjislativ, njoftoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova. Propozimi nuk do të rëndojë buxhetin e shtetit,..
Prokuroria ngriti akuza të reja ndaj kryetarit të Bashkisë së qytetit Varna, Bllagomir Kocev, dhe sqaroi disa nga akuzat e mëparshme, raportoi gazetarja..
Të martën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 8°, në Sofje – rreth 4°. Para mesditës , vranësirat do të jenë të dendura dhe në disa..
Do të bëhet gjithçka e mundur që asnjë shtresë e popullsisë të mos dalë e dëmtuar – për këtë siguroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav..