Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Akademia Bullgare e Shkencave feston 155 vjetorin e themelimit

Akademia Bullgare e Shkencave
Foto: Akademia Bullgare e Shkencave

Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 12 tetor, 155 vjetorin e themelimit të saj me një mbledhje solemne dhe një koncert në Operën dhe Baletin e Sofjes. I ftuar zyrtar i festës do të jetë presidenti Rumen Radev.

Akademia Bullgare e Shkencave është pasardhëse ligjore e Shoqatës Letrare Bullgare, e themeluar që para Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman - më 12 tetor 1869 në qytetin rumun të Brailës. Qëllimi i saj, i përcaktuar në statutin e saj të parë të vitit 1869, është të përhapë iluminizmin midis bullgarëve, të përmirësojë gjuhën bullgare dhe të studiojë historinë dhe jetën bullgare, të jetë një qendër shkencore dhe të vendosë kontakte me qendra të ngjashme shkencore jashtë vendit. Kryetari i parë i Shoqatës është historiani universitar Marin Drinov.

Sot Akademia Bullgare e Shkencave përfshin 42 njësi shkencore autonome, duke zhvilluar bashkëpunim aktiv me shkencëtarë nga e gjithë bota dhe duke mbështetur shoqërinë dhe ekonominë e vendit. Ajo punëson rreth 3000 shkencëtarë, që përfaqëson rreth 15% të të punësuarve në fushën e shkencës në Bullgari.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 nëntorin

Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me re, në shumë vende në pjesën perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe Ultësirës së Epërme Trake do të kemi mot me mjegull. Në disa vende në Bullgarinë Perëndimore dhe në rajonin Rilla-Rodope, do të..

botuar më 25-11-20 7.40.MD

Bullgaria dënon sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev mori pjesë në takimin e rregullt të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, i cili u mbajt në Bruksel. Ministrat diskutuan angazhimet e BE-së ndaj sigurisë së Ukrainës dhe vazhdimin e mbështetjes..

botuar më 25-11-20 6.59.MD

Impianti i parë kuaternar i trajtimit të ujërave të ndotura u hap në Bullgari

Impianti i parë i trajtimit të ujërave të ndotura në fazën e katërt u vu në shfrytëzim sot në fshatin Benkovski, komuna Marica. "Sot po hapim një projekt pilot që shënon fillimin e një faze të re në menaxhimin e ujërave në Bullgari. Një projekt që..

botuar më 25-11-20 6.12.MD