Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një nder i jashtëzakonshëm për Bullgarinë dhe një shenjë e besimit që ka ndaj nesh komuniteti evropian i turizmit. Ne do ta shfrytëzojmë këtë mundësi për të treguar jo vetëm trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe natyrën e mrekullueshme, por edhe për të forcuar pozitat tona si destinacion turistik inovativ dhe i sigurt”, tha ushtruesi i detyrës së ministrit të turizmit Evtim Milloshev.
Forumi dyditor zhvillohet në kuadër të njohjes së vendit tonë si “Destinacioni i preferuar për vitin 2024”. Pas përfundimit të tij, të ftuarit do të vizitojnë Plovdivin - qytetin më të vjetër të gjallë në Evropë. Ata do të vizitojnë Qytetin e Vjetër dhe Bazilikën Episkopale, do të shijojnë një shfaqje të Operës së Plovdivit dhe do të ndalen në Festivalin e Verës në qytet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mavrudit.
Ju ofrojmë të lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë për Plovdivin dhe verën “Mavrud”:
Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..
I vetmi në Ballkan, por edhe unik për të gjithë Evropën – ky është Muzeu nëntokësor i minierës në Pernik, që ndodhet vetëm rreth 30 kilometra nga Sofja. Ai është ndërtuar në një minierë funksionale, dikur e njohur si "Minierat e Vjetra". Hapja e saj..
Hisarja është qyteti i parë bullgar që u bë pjesë e Shoqatës Evropiane të Qyteteve Historike Termale, raportoi BTA. Kryetarja e bashkisë, Iva Vëllçeva, e shpalli këtë lajm gjatë Kongresit të 12-të vjetor të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe..