Bullgarët zgjedhin sot 240 deputetë, të cilët do të hyjnë në Asamblenë e 51-të Kombëtare. Për pjesëmarrje në zgjedhje janë regjistruar 19 parti dhe nëntë koalicione.
Për një vend në parlament do të konkurrojnë 4 858 kandidatë, 3 480 burra dhe 1 378 gra.
Zgjedhësit do të votojnë në mbi 12 640 qendra votimi brenda dhe jashtë vendit.
Jashtë vendit, bullgarët mund të votojnë në 719 seksione në 57 vende, dhe në 157 prej tyre votimi do të bëhet me makinë.
Votimi përfundon në orën 20:00, por nëse para seksionit ka votues që ende nuk kanë votuar, ligji lejon që dita e zgjedhjeve të zgjatet jo më vonë se ora 21:00.
Për seksionet jashtë Bullgarisë, votimi gjithashtu fillon në orën 07:00 dhe përfundon në orën 20:00, përkatësisht në orën 21:00 me orën lokale.
Të drejtë vote kanë shtetasit bullgarë që kanë mbushur moshën 18 vjeç, të cilët nuk janë të ndaluar dhe nuk janë duke vuajtur dënimin me burg.
Këto janë zgjedhjet e shtatë parlamentare që nga 4 prilli 2021. Politikanët dhe personat e përgjegjshëm publikë u bëjnë thirrje qytetarëve që të shkojnë në qendrat e votimit, pavarësisht lodhjes, sepse sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e vogël është pesha e votës së blerë dhe të kontrolluar.
Për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, qeveria e përkohshme ka parashikuar pak më shumë se 100 milionë leva (rreth 50 milionë euro).
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..
Aktualisht, nga gati 8000 fëmijë të privuar nga kujdesi prindëror, vetëm 850 kanë leje për birësim të plotë. Kjo u njoftua nga Zëvendësministri i Punës dhe Politikës Sociale Ivan Krëstev në një tryezë të rrumbullakët në Sofje, duke sakëtsuar se nga..
Bullgaria vazhdon të jetë ndër vendet e BE-së me deficitet më serioze në fushën e lirisë së medias. Ky është përfundimi i Koalicionit të organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e lirisë së shtypit, i cili kreu një mision faktmbledhës..
17 tetori 2025 do të hyjë në histori si data në të cilën Ministri i Kulturës i Hungarisë paraqiti dokumentin që regjistron zyrtarisht Traditën e..
Sofja po pret finalen e ER Champ 2025 – gara më e madhe ndërkombëtare e dhomave escape në botë. Eventi, më 19 dhe 20 tetor, do të përfshijë dymbëdhjetë..