Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet e parakohshme - 27 tetor 2024

“Voto me vështirësi” për të verbërit

Foto: Pixabay

Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë qytetarëve u kërkohet të dalin dhe të votojnë, personat me aftësi të kufizuara përballen me pengesa të padyshimta. Prandaj, pasi kanë fituar përvojë, ata shpesh preferojnë të qëndrojnë në shtëpi. Dhe nëse ka ende një zgjidhje për personat me aftësi të kufizuara në lëvizje dhe personat që janë në karrige me rrota të kenë privatësi ndërkohë që votojnë dhe të jenë pa shoqërues, atëherë për personat me probleme me shikimin është e paimagjinueshme të votojnë pa ndihmës.

Në Bullgari, praktika është e njëjtë prej vitesh. Në shumicën e rasteve, një shoqërues hyn në kabinë me personin që ka probleme me shikim dhe plotëson fletën e votimit për të. Megjithatë, kjo e privon personin e verbër nga fshehtësia e votës. Personi beson se kutia bosh do të plotësohet siç i ka thënë ai shoqëruesit. Kjo situatë e kthen sërisht në pozitën e të varurit prej dikujt. Nëse në minutën e fundit do të duhet një zëvendësim me një shoqërues tjetër legjitim, kjo automatikisht i heq të verbrit të drejtën e votës.

Ekziston edhe një mundësi për votim me një qendër votimi të lëvizshme, ku aplikimit të bërë paraprakisht i bashkangjitet edhe një kopje vendimit të Komitetit mjekësor të ekspertëve territorial. Vizitat në shtëpi kryhen nga anëtarët e Komisionit zgjedhor të cilët duhet të sigurojnë fshehtësinë e votimit.

Vetëm votimi në internet do të siguronte fshehtësinë e votës së të verbërve, si dhe do t'i nxiste ata të marrin pjesë aktive dhe në mënyrë të barabartë në procesin zgjedhor. Përderisa, sigurisht, bëhet në një mënyrë të arritshme për ta. Deri atëherë, të verbrit janë të lidhur me ndihmën e asistentëve të besuar ose të detyruar të presin kohë më të mira.

“Duhet gjetur një mënyrë universale votimi, në mënyrë që të gjithë personat me aftësi të kufizuara, dhe jo vetëm, të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës – tha Evgeni Mitev nga Fondacioni "Sinergija", i cili tërheq vëmendjen për problemet e të verbërve në Bullgari.

Dhe nëse për shumicën e njerëzve zgjedhjet e ardhshme janë diçka si një shëtitje e së dielës nëpër qytet për të takuar miq, atëherë për një person që lëziv me shkop, zgjedhjet janë një tjetër kufizim i të drejtave të tij dhe një tjetër situatë që ngjall pakënaqësi të thellë tek ai.

“Kryesisht nga interneti, televizioni dhe radioja informohem për mesazhet e politikanëve. Në përgjithësi i ndjek partitë politike dhe çfarë duan të na thonë, por shoh që nuk ka debat, për asgjë dhe problemet janë të shumta dhe nuk na prekin vetëm ne, personat me aftësi të kufizuara”, thotë Vëllço Panajotov. Ai është një person i verbër në moshë pune dhe me një pozicion prej një qytetari aktiv nga Sofja:
Vëllço Panajotov
“Ajo që më shqetëson është mjedisi i paarritshëm. Ky është një problem mjaft i madh sepse nuk mund të bësh gjithmonë diçka vetë, madje ndonjëherë nga mungesa e teknologjisë për të verbërit në kushtet tona, është e vështirë të bësh edhe një kafe në shtëpi."

Njerëz si Vëllço Panajotov duan ndryshim dhe besojnë se do të ndodhë nëse qytetarët janë aktivë dhe dalin të votojnë, "por ne kemi nevojë edhe për një qeveri të përhershme, sepse më kujtohet shumë mirë që nga viti 2021 e tutje ne shkojmë vetëm në zgjedhje, dhe kjo nuk ndryshon asgjë dhe nuk i zgjidh problemet tona. Unë nuk e di për të tjerët, por për vete jam i pavendosur nëse do të dal të votoj në këto zgjedhje”, thotë ai dhe vazhdon:

"Arsyeja që nuk dua të votoj është para së gjithash sepse kam nevojë për një shoqërues në qendrën e votimit. Por gjithnjë e më shumë has pengesa nga anëtarët e komisioneve zgjedhore. Në qershor, kur pati sërish zgjedhje të parakohshme, ata refuzuan të më lejonin të votoj. Doli që shoqëruesi duhet të ketë një vërtetim, për personin konkret që ai shoqëron. Kjo gjendje na kufizon shumë dhe ndodh që ne vetë të refuzojmë të votojmë. E dyta është problemi që vota ime nuk është e fshehtë. Unë duhet t'i them shoqëruesit se për kë dua të votoj dhe ai duhet të plotësojë kutitë në fletëvotim.

Kjo do të thotë se duhet të takoj një shoqërues me të njëjtat pikëpamje politike si të miat. Nëse kemi preferenca për parti të ndryshme, si mund të jem i sigurt se ai do të respektojë zgjedhjen time? Kur futën votimin me makineri, besova se diçka mund të ndryshonte edhe për ne. Por nuk ndodhi kështu dhe unë mendoj që të verbërit mund të ndihmohen, sidomos përmes makinerive. Kjo mund të bëhet ose me softuer që flet, në mënyrë që me kufje t'u jepen udhëzime të verbërve, ose të vendoset një tastierë numerike, me të cilën të verbrit mund të votojnë sipas numrit të partisë. Ti styp numrin e zgjedhur dhe voton, shumë thjeshtë, por gjithsesi as kjo gjë nuk ndodhi”.

Foto: Pixabay, BTA, Milla Mlladenova - BNR, Kristina Ruseva - BNR-Stara Zagora, arkiva personale e Vëllço Panajotovit 
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD