Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve. Pritjet janë që deri në fund të vitit 2024, shitjet të jenë midis 215 000 dhe 216 000, si në 2023.
Për sa i përket çmimeve të banesave në vitin 2025, shoqata parashikon se trendi aktual i rritjes do të vazhdojë, me një rritje prej 10 ose pak më shumë se 10 për qind në bazë vjetore. Sipas Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, tregu i ngrirë është për shkak të pasigurisë rreth pranimit të vendit në Eurozonë. Pritet që të ketë rritje çmimesh pas hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë, por nëse shtyhet, ka më shumë gjasa që tregu të mbetet në të njëjtat nivele. Tendenca e blerjes së pronave më të mëdha vazhdon, veçanërisht në Sofje, në zona të përshtatshme për familjet me fëmijë. Përreth institucioneve të arsimit të lartë dhe parqeve të biznesit, të rinjtë që punojnë dhe studiojnë në këto zona kërkojnë banesa më të vogla. Investitorët që kërkojnë të blejnë prona për të dhënë me qira gjithashtu preferojnë prona më të vogla në këto lagje.
Në fund të vitit 2024, kishte mbi 80 000 persona me pensione dhe shtesa të dhëna sipas rregulloreve evropiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, raporton Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Këta janë bullgarë që kanë punuar në 44 vende të BE-së..
“Të gjitha frikët për futjen e euros do të kapërcehen brenda një ose dy muajsh pas 1 janarit 2026, pas së cilës do të duhet të kombinojmë përfitimet.” Kjo u tha nga Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev në një takim informues mbi futjen e euros në..
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..