Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve. Pritjet janë që deri në fund të vitit 2024, shitjet të jenë midis 215 000 dhe 216 000, si në 2023.
Për sa i përket çmimeve të banesave në vitin 2025, shoqata parashikon se trendi aktual i rritjes do të vazhdojë, me një rritje prej 10 ose pak më shumë se 10 për qind në bazë vjetore. Sipas Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, tregu i ngrirë është për shkak të pasigurisë rreth pranimit të vendit në Eurozonë. Pritet që të ketë rritje çmimesh pas hyrjes së Bullgarisë në Eurozonë, por nëse shtyhet, ka më shumë gjasa që tregu të mbetet në të njëjtat nivele. Tendenca e blerjes së pronave më të mëdha vazhdon, veçanërisht në Sofje, në zona të përshtatshme për familjet me fëmijë. Përreth institucioneve të arsimit të lartë dhe parqeve të biznesit, të rinjtë që punojnë dhe studiojnë në këto zona kërkojnë banesa më të vogla. Investitorët që kërkojnë të blejnë prona për të dhënë me qira gjithashtu preferojnë prona më të vogla në këto lagje.
Deri më 31 dhjetor 2024, numri i personave në moshë pune në Bullgari ishte 3 765 000, që përbën 58.5% të popullsisë së vendit. Nga këta, 1 970 000 janë burra, ndërsa 1 795 000 janë gra. Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Institutit Kombëtar të..
Ministria e Financave më 21 tetor mori një borxh të brendshëm dhe shiti letra me vlerë shtetërore në shumën prej 300 milionë leva (145 milionë euro) me afat maturimi pas 3 vitesh. Gjatë vitit 2025, shteti mori një borxh të brendshëm prej 3 miliardë..
Me hyrjen në fuqi të euros më 1 janar, Bullgaria do të përfitojë nga stabiliteti, likuiditeti dhe të gjitha avantazhet që ofron monedha e përbashkët evropiane. Kështu u shpreh presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde, në një..