Depoja nëntokësore e gazit "Çiren" tashmë është e mbushur 100% sa i përket kapacitetit teknik të magazinimit, njoftoi operatori i gazit "Bulgartransgaz". Sipas rregullores evropiane për garantimin e sigurisë së furnizimit me gaz gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes, depozitat e gazit në vendet e BE-së duhet të mbushen në të paktën 90% të vëllimit të tyre deri më 1 nëntor.
E vetmja depo bullgare e gazit është thelbësore për sigurinë energjetike të Bullgarisë dhe vendeve të rajonit të Evropës Juglindore. Gjithsej 12 kompani, 7 bullgare dhe 5 ndërkombëtare, depozitojnë gaz natyror në të.Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..