Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shënojmë Ditën e Bullgarëve të Besarabisë

Rajna Manxhukova: Dua që lufta të mos ndajë komunitetin bullgar të besarabëve në Ukrainë dhe Moldavi

Oksana Zheljapova organizon një darkë bamirësie për të mbështetur bullgarët e talentuar në Moldavi

Rajna Manxhukova
Foto: BTA

Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare", botuar në Sofja më 28 nëntor 1938, e cila caktoi një ditë në vit “të jetë për ta dhe për ne një festë e madhe e shpirtit bullgar”. Në atë kohë, kur në Bullgari tashmë ekzistonte një komunitet i madh i bullgarëve besarabianë, të cilët morën pjesë në zhvillimin e shtetit të ri bullgar, ata propozuan 29 tetorin - ditën në të cilën 100 vjet më parë u shenjtërua kisha "Shpërfytyrimi i Shenjtë i Zotit" në Bollgrad (Ukrainë) për t'u festuar në Bullgari si Dita e Bullgarëve të Besarabisë. Mirë po, në vitin 1939 filloi Lufta e Dytë Botërore dhe festa nuk arriti të afirmohej. Ajo u rimëkëmbë mezi në vitin 1989 me propozimin e Shoqatës për Marrëdhëniet me Bullgarët Besarabianë dhe Taurian "Rodoljubec".

Tema e bullgarëve besarabianë nuk është ndër më të diskutuara në vendin tonë, por Bullgaria nuk i harron ata dhe përpiqet të krijojë kushte të mjaftueshme, që bashkatdhetarët që u shpërngulën shekuj më parë në territorin e Moldavisë dhe Ukrainës së sotme, të kthehen dhe të njihen sërish me atdheun stërgjyshorë. Në këtë kontribuojnë një sërë festivalesh, programet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës - "Bullgaria - itinerare edukative" dhe "Tregime të patreguara të bullgarëve", konkurset për fëmijë të Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Vendit, në të cilat bullgarët e vegjël besarabianë marrin pjesë aktivisht.

Festë me rastin e Ditës së Bullgarëve të Besarabisë në Odesa, 26 tetor 2024

Një nga përkrahësit më të shquar për të ndihmuar lidhjen e bashkatdhetarëve tanë nga Moldavia dhe Ukraina me atdheun e tyre sot është kryetarja e Agjencisë Ekzekutive të Bullgarëve Jashtë Shtetit, Rajna Manxhukova. Ajo vetë është një bullgare besarabiane, e lindur në rajonin e qytetit të Ukrainës, Izmail. Ajo  nuk mungon të uroj bashkatdhetarët tanë në lidhje me festën e sotme:

“Nuk ka asnjë mënyrë që urimet e mia për bashkatdhetarët e mi të mos përthyhen nga prizmi i asaj që po ndodh sot në Ukrainë. Në këtë kontekst, dua t'u uroj bashkatdhetarëve të mi në Besarabinë ukrainase kurajë, guxim dhe forcë. Ata janë bullgarë, por janë shtetas ukrainas dhe janë pjesë e këtij vendi që lufton për të ardhmen e tij të drejtë. I uroj forcë, shëndet dhe të besojnë se Bullgaria është me ta! Kjo nuk është gjithmonë e dukshme, por Bullgaria edhe politikisht është në anën e drejtësisë, dhe konkretisht bullgarët jashtë vendit, në personin e Agjencisë Ekzekutive të Bullgarëve Jashtë Shtetit dhe personalisht mua, kanë mbështetje - deklaroi zonja Manxhukova në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Bullgarët në Moldavi, falë Zotit, janë në një situatë më të mirë në kontekstin e luftës, por do të dëshiroja vërtet që kjo të mos përçajë komunitetin besarabian në të dy vendet. Urimi im për bullgarët në Moldavi është që të trajtojnë bullgarët e tjerë besarabianë me më shumë mirëkuptim. Ne po bëjmë çmos që të organizojmë iniciativa të përbashkëta për t'i bashkuar dhe unë dua që ne të punojmë së bashku që bullgarët besarabianë të mbeten një dhe të mos ndahen në bullgarë në Ukrainë dhe bullgarë në Moldavi."

Oksana Zheljapova

Dita e Bullgarëve të Besarabisë është shumë emocionuese, ne bëhemi të bashkuar, u kujtojmë se jemi aty - na thotë Oksana Zheljapova. Një nga iniciativat me të cilat do të nderohet kjo ditë në Sofje u organizua nga kjo bullgare besarabiane nga Moldavia, kauza personale e së cilës prej vitesh është mbështetja për fëmijët besarabianë nga vendlindja e saj.


"Kauza ime është gjithmonë e njëjtë. Ajo do të mbetet përgjithmonë në zemrën time sepse jam rritur me të. Dua që bullgarët që jetojnë në Moldavi të ndjejnë se nuk janë vetëm dhe se kanë gjithmonë një dorë ndihmëse. Kjo kauzë është forca ime lëvizëse, mënyra ime për t'u treguar vajzave të mia traditat, zakonet dhe kush jemi ne, bullgarët besarabianë" - thotë Oksana me krenari.

Më shumë për bullgarët e Besarabisë mund të lexoni në  botimet nga koleksioni i Radio Bullgarisë:







Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Fotot: BTA, Qendra e Bullgarëve Besarabianë në Bullgari, arkivi personal i Oksana Zheljapova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD