Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së shumti për trajtimin e tij jo standard të folklorit bullgar, me teknikën e tij të kolazhit që mbulon regjistrime origjinale, përfshirë nga jeta e përditshme, me tinguj elektronikë, hip hop, xhaz, etj.

Kottarashky tani po kthehet në Berlin për dy ngjarje: premierën e filmit "Kutia e zezë ballkanike" më 5 nëntor dhe një koncert atje më 6 nëntor. Për të ky është një rikthim, pasi prej 10 vitesh nuk ka pjesëmarrje kreative në këtë qytet, ndonëse muzika e tij doli në Berlin.
"Kutia e zezë ballkanike" deri më tani u prezantua vetëm në kuadrin e festivalit Sofia Film Fest në qytete të ndryshme të Bullgarisë, dhe premiera e tij në Berlin është edhe para asaj në Sofje. Filmi do të projektohet jashtë vendit, dhe ndalesa e parë është Berlini, i ndjekur nga Nju Jorku. Regjisor është Cvetan Dragnev.

Filmi trajton temën e shpirtit të lirë, vështirësitë me të cilat përballen muzikantët dhe paraqet një portret unik të nënkulturës. Personazhet kryesore janë Kottarashky dhe grupi i tij “The Rain Dogs”. "Filmi është shumë interesant, shumë atipik - imagjinoni diçka si një film udhëtimi me pamje shumë të bukura nga Bullgaria,ndaj të cilave njeriu nuk mund të mbetet indiferent kur i sheh", thotë Kottarashky.

Më 6 nëntor, përsëri në Berlin, Kottarashky do të ketë një paraqitje koncertesh në "It's a BAR" - këtë herë jo me të gjithë grupin, por vetëm me Sando Sandov, i cili është një nga anëtarët e formacionit “The Rain Dogs”. Kottarashky tregon se “Kutia e zezë ballkanike" ishte arsyeja e krijimit të kësaj dyshe.

Pavarësisht momentit improvizues, Kottarashky nuk e përkufizon muzikën që do të prezantojë në Berlin si xhaz – ndoshta diçka si etno-xhaz me shumë elektronikë, por edhe me luajtje shumë të freskëta live.
Kompozimi “Katër” është një nga veprat e përfshira në albumin e Kottarashky & The Rain Dogs të vitit 2009, titulluar “Opa Hej”.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Снимки: Facebook/Kottarashky, siff.bg
Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, me dirigjentin kryesor Konstantin Ilievski , po e nis sezonin e saj të ri krijues me një koncert festiv në Sallën "Bullgaria" të kryeqytetit më 1 tetor - data e shpallur nga UNESCO si Dita..
Dy aktorë të rinj - Alena Vergova dhe Bojan Todorov - prezantojnë këngën e tyre duet, të titulluar "Nata vdes vetëm". Kjo është gjithashtu kënga e parë nga albumi i ardhshëm debutues i Bojan, i cili na tregoi se si lindi ideja: "Po këndoja..
Një rikthim i shumëpritur është tani fakt - 19 vjet më vonë, D2, një nga grupet më të dashura të rokut, është rikthyer në formacionin e tij origjinal. Gjatë këtyre pothuajse dy dekadave, ideja e kthimit të Diço-s si frontman është diskutuar..