Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela, Dimitër Zheljazkov dhe shtëpia malore “Septemvri”, ku është edhe fillimi/mbarimi i garës sportive.
Pjesëmarrësit ndahen në ekipe me dy - "burra", "gra" ose "skuadra të përziera" (që konkurrojnë në kategorinë "burra"), në dy kategori - vrapues dhe turistë. Ata do të marrin një hartë të zonës me të gjitha shtëpizat malore të shënuara. Qëllimi i çdo ekipi është të mbledhë numrin maksimal të pikëve, duke vizituar numrin maksimal të shtëpive malore përgjatë një rruge të zgjedhur lirisht.
Foto: BGNES, Facebook /huthopracePjesëmarrësit në Turneun e 35-të Ndërkombëtar të Vrapimit në Terren të Hapur(cross-country running) “Nuset e Llukovit” do të fillojnë vrapimin sot në mëngjes, 18 tetor, në stadiumin e qytetit, raportoi BTA, duke cituar administratën komunale në..
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..