Në një nga malet afër Sofjes – Vitosha, të shtunën organizohet gara e re malore – Hut Hop Race. Gara është një vrap/shëtitje me elementë të orientimit të hartës duke përdorur çdo mjet ndihmës orientimi. Organizatorë janë Kirill Nikollov -Dizela, Dimitër Zheljazkov dhe shtëpia malore “Septemvri”, ku është edhe fillimi/mbarimi i garës sportive.
Pjesëmarrësit ndahen në ekipe me dy - "burra", "gra" ose "skuadra të përziera" (që konkurrojnë në kategorinë "burra"), në dy kategori - vrapues dhe turistë. Ata do të marrin një hartë të zonës me të gjitha shtëpizat malore të shënuara. Qëllimi i çdo ekipi është të mbledhë numrin maksimal të pikëve, duke vizituar numrin maksimal të shtëpive malore përgjatë një rruge të zgjedhur lirisht.
Foto: BGNES, Facebook /huthopraceKampionet evropiane për vitin 2023 nga ekipi bullgar i femrave Viktoria Radeva dhe Antoaneta Stefanova përfunduan me fitore ndeshjet e tyre në raundin e shtatë të Kampionatit Evropian Individual të Shahut Klasik në ishullin Rodos. Viktoria Radeva..
Stilijana Nikollova , e cila përfundoi e dyta në garën e gjithanshme në Kupën Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje, fitoi medalje të arta në finalet e rrethit dhe topit. Bullgarja tjetër në garën individuale, Eva Brezalieva , fitoi një..
Në ekipin kombëtar në kampionate, turne dhe kampe, komunikimi duhet të bëhet në gjuhën zyrtare të vendit - bullgarisht. Kështu vendosi në një mbledhje Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Mundjes, të cilën në muajin mars e drejtoi mundësja më e..
Nga 15 deri më 17 prill, legjenda e futbollit bullgar dhe botëror Hristo Stoiçkov do të jetë për vizitën e tij të parë zyrtare në Moldavi, njoftoi BTA...