Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet letërsisë së botuar në dy vitet e fundit. Prezantohen librat e shtëpive botuese të Sinodit të Shenjtë, të Fakultetit Teologjik të Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski", të Universitetit të Shumenit "Peshkopi Konstantin Presllavski", të Fakultetit Teologjik Ortodoks të Universitetit të Veliko Tërnovos "Shenjtorë Kirill dhe Metodij”, Manastirit të Zografit e të tjerë.
Në mesin e pjesëmarrësve këtë vit janë përfaqësues të Mitropolive të Sofjes, Loveçit, Rusesë dhe Dorostollit, si dhe nga qytetet metropolitane të SHBA-së, Kanadasë dhe Australisë.
Java e Librit Ortodoks organizohet nga Mitropolia e Varnës dhe Veliki Presllavit me ndihmën e Komunës së qytetit Varna.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES (arkivë)Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..
1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..
Bullgari gjithmonë i trajtonte kafshët shtëpiake me mirënjohje dhe respekt. Kali, kau, gomari, lopa ishin partnerët dhe ndihmësit më besnikë të popullit tonë në punën fushore që nga koha të lashta. Depërtimi i mekanizimit dhe teknologjisë hoqi rolin e..
Në vitin 2025, një numër rekord prej 4000 studentësh nga universitete elitare anembanë botës aplikuan për programin veror të kërkimit të Institutit për..
Të huajt përbëjnë 8,6% (15 737) prej të gjithë studentëve në Bullgari. Numri i tyre për dekadën e fundit është dyfishuar. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Pashkët e vitit 2020 mbetën në histori për dy arsye. E para ishte gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të Covid-19 që po shpërthente atëherë dhe që na..