Gjysma e bullgarëve e konsiderojnë përshtatjen me klimën një përparësi kombëtare, sipas një studimi nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB). 96% e të anketuarve janë të mendimit se është e rëndësishme që vendi të përshtatet me ndryshimin e klimës, por vetëm 50% e perceptojnë sfidën si prioritet, tregon anketa e EIB. 89% miratojnë kostot e menjëhershme të përshtatjes klimatike për të shmangur kostot më të larta në të ardhmen. Këtë vit, Bullgaria u përball me fatkeqësi të tilla si zjarret në pyje dhe një thatësirë të zgjatur të verës. 2024 ishte ndër më të nxehtat në histori, kujton banka dhe shton se vitet e fundit, përmbytjet dhe zjarret shkatërruese morën jetë njerëzish dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme materiale në vend dhe në mbarë botën.
Ministrja për Çështjet Evropiane e Mbretërisë së Danimarkës, znj. Marie Bier, po viziton Bullgarinë dhe rajonin në lidhje me Presidencën e ardhshme Evropiane të Danimarkës, e cila fillon në korrik. Gjatë vizitës së saj, ajo, së bashku me..
Punonjësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) protestuan sot duke kërkuar paga të mira. Gazetarët, redaktorët, kameramanët, regjisorët, teknikët, këngëtarët dhe muzikantët e..
Përfaqësues në nivelet më të larta të Ministrisë së Brendshme dhe politikanë me ndikim janë të përfshirë në orvatjen për të penguar një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar kundër një kanali të kontrabandës së..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..
Mbi 100 mjeshtre të kuzhinës do të marrin pjesë në edicionin e radhës të Festivalit të Byrekut në fshatin Banica, rajoni i qytetit Vraca të Bullgarisë..