Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

Ivajllo Ivanov
Foto: Savina Spasova

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga ajo që kemi parë si përvojë nga mandati i parë".

Këtë e tha Ivajllo Ivanov – ekspert i sigurisë në Unionin e Oficerëve Rezervë “Atlantik” në një intervistë për rubrikën tonë evropiane të lajmeve “Euranet Plus”.

Donald Trump e sheh Evropën më shumë si rivale.

"Gjatë mandatit të tij të parë, ai ishte shpeshherë kritik ndaj aleatëve të tij të NATO-s, përsa i përket shpenzimeve të mbrojtjes, dhe ndaj BE-së, si një konkurrent ekonomik, duke thënë se ai është madje më i keq se kundërshtarët e SHBA-së," tha ai. 

"Tani bota është ndryshe nga ajo kur Donald Trump u bë president! Ai do të përballet me sfida të reja tani, kështu që mezi pres të shoh nëse Trump ka marrë mësim nga katër vitet e mandatit të tij dhe nëse do ta bëjë SHBA-në një "superfuqi" "dhe garantues i sigurisë globale", tha deputeti polak Gregorz Szczytna një material të redaksisë ndërkombëtare të "Euranet Plus".


Për programin “Horizont” të Radios Kombëtare Bullgare (BNR), Ivajllo Ivanov shpjegoi se nga pikëpamja politike, "Donald Trump paraqet tendenca që mishërojnë sjelljen autoritare", si dhe theksoi se "ai është jashtëzakonisht i afërt me liderë si Viktor Orbán". "Unë po shoh një fitore të lavdishme - ndoshta rikthimin më të madh në historinë e politikës perëndimore! Për botën, kjo do të thotë shpresë për paqe," tha kryeministri hungarez Viktor Orbán kur u bë e qartë se Donald Trump është presidenti i 47-të i Amerikës.

"Gjatë mandatit të tij të parë, marrëdhëniet dhe fjalët e tij ishin shpesh më të mira për liderë si presidenti rus Vladimir Putin, presidenti kinez Xi Jinping dhe anasjelltas - liderët nga vendet evropiane u kritikuan ashpër," kujtoi gjithashtu eksperti i sigurisë ndërkombëtare.

Por le të kthehemi në ditët e sotme me fjalët e Nicolas Poitiers nga Instituti “Bruegel”, sipas të cilit: “Evropa është në një situatë shumë të veçantë, pasi ekonomia e saj nuk është në një formë të mirë dhe siguria e saj është në rendin e ditës, ndërsa garantuesi kryesor i saj tërhiqet nga skena botërore.”


Në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes, çështja kryesore është NATO-ja dhe Ukraina, theksoi Ivajllo Ivanov.

Sipas tij, “do të kemi marrëdhënie problematike me SHBA-në brenda NATO-s”:

Edhe nëse Donald Trump nuk ndërmerr ndonjë veprim radikal në lidhje me praninë amerikane në NATO dhe madje edhe atë që është tani, sigurisht që përpiqet të paraqitet në një dritë pozitive, domethënë që falë tij vendet evropiane kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes dhe madje edhe nëse kjo e bën këtë me qëllimet më të mira, për të cilat unë personalisht dyshoj - mënyra e arritjes së këtij suksesi është jashtëzakonisht shkatërruese për NATO-n, pasi një nga shtyllat kryesore të garancive të sigurisë që Aleanca u ofron aleatëve të saj është përmbajtja”.

Nëpërmjet veprimeve të tij, Donald Trump po i jep një goditje shumë të rëndë të ashtuquajturit “frenim”. Kam lexuar deklarata se ai do ta lejojë Rusinë apo ndonjë vend tjetër të merret me aleatët pa ndërhyrë SHBA-ja tek ata që nuk paguajnë 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen”, tha Ivanov, duke saktësuar se “ideja e frenimit është që të largohet çdo kundërshtar për të filluar operacione ushtarake kundër jush”:

Me këto deklarata, Donald Trump vë në dyshim liderë të tillë se ata mund të përpiqen të shohin se sa e qëndrueshme është NATO-ja dhe e gatshme për të realizuar atë që ka deklaruar si synime politike, gjë që është, natyrisht, e papranueshme për vendin udhëheqës brenda Aleancës! "“Me këto deklarata, Donald Trump vë në dyshim liderë të tillë se ata mund të përpiqen të shohin se sa e qëndrueshme është NATO-ja dhe e gatshme për të realizuar atë që ka deklaruar si synime politike, gjë që është, natyrisht, e papranueshme për vendin udhëheqës brenda Aleancës! "

Bullgaria nuk është më në mesin e këtyre vendeve, pasi “për fat të mirë kemi arritur këtë kufi prej 2% të PBB-së”, theksoi eksperti i sigurisë ndërkombëtare.

Madje flitet për miratimin e 2.5% të PBB-së vitin e ardhshëm, dhe jo sepse e duan Shtetet e Bashkuara. Thjesht 2% e PBB-së së Bullgarisë nuk mjafton që Bullgaria të ndërtojë aftësitë e nevojshme ushtarake për të garantuar sigurinë e saj dhe për të modernizuar ushtrinë bullgare”.


"Nuk pres ndonjë ndryshim në marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe SHBA-së. Ata kanë qenë gjithmonë një partner kryesor strategjik", tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev për marrëdhëniet Bruksel-Uashington. Sa për rastin e marrëdhënieve të tyre me Kievin dhe në veçanti, për mbështetjen e ardhshme amerikane dhe/ose evropiane për Ukrainën, eksperti Ivajllo Ivanov theksoi:

Evropa duhet të mbajë një barrë më të madhe përsa i përket mbështetjes për Ukrainën, sepse në fund të fundit kjo është një luftë në kontinentin evropian dhe ne jemi më të interesuar që kjo luftë të përfundojë në një mënyrë të favorshme për Ukrainën, dhe kjo do të thotë një mënyrë e favorshme për Evropën!

Megjithatë, sipas fjalëve të tij, "për fat të keq, Evropa humbi katër vitet e mandatit të Joe Biden për të marrë vendime kyçe në mënyrë që të mos ishte kaq e varur":

"Me zgjedhjen e Joe Biden u qetësuam, lufta në Ukrainë nuk na shkundi nga kjo letargji dhe filluam të marrim masa me gjysmë zemre dhe jo mjaftueshëm efektive. Dhe për fat të keq, Evropa nuk është e gatshme dhe nuk është e aftë të kompensojë rolin e SHBA-së në armatim dhe pajisje, gjë që është shumë për të ardhur keq, sepse gjatë këtyre viteve nuk kemi investuar sa duhet, nuk kemi ndërmarrë plane për të rritur dhe zgjeruar prodhimin ushtarak në Evropë”.

"Një shembull - BE deklaroi se do të dërgonte një milion municione në Ukrainë, ka kaluar më shumë se një vit dhe sipas të dhënave të fundit që pashë, ne ende nuk kemi arritur ta përmbushim këtë qëllim, ndërsa në të njëjtën kohë Koreja e Veriut po i dërgon tetë milionë municione Rusisë”, tha Ivajllo Ivanov.

"Rusia po bën përparim në Ukrainë! Koha është arma më e mirë e presidentit rus dhe është një bast i sigurt se pak ose pothuajse asgjë nuk do të ndryshojësa i përket çështjes ukrainase në muajt e parë të presidencës së Donald Trump," tha Josephine Staron nga organizata franceze “Sinopia”.

Koreja e Veriut ka ndihmuar shumë që situata në front të jetë ashtu siç është tani! Pra, e shihni, në fakt, mungesa e vullnetit politik, mungesa e vizionit strategjik në Evropë dhe në politikat evropiane në çfarë disfatash të rënda çon nga pikëpamja e interesave evropiane dhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, gjë që është e papranueshme! “, ishte kategorik eksperti Ivajllo Ivanov.


Sipas Ivajllo Ivanov, Donald Trump ende nuk ka plan për të ardhmen e Ukrainës. Ai bëri dy parashikime:

Skenari pesimist është se Trump do të ushtrojë presion mbi Ukrainën duke ndërprerë, ose duke reduktuar ndjeshëm ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke u përpjekur për ta bërë atë të ulet në tryezën e bisedimeve, e gatshme të pranojë kushtet e papranueshme që Rusia po parashtron. "

Sipas të dhënave të tjera që kemi, Trump, si një biznesmen i shqetësuar për ekonominë amerikane, do të jetë i gatshëm të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake për Ukrainën, por ajo do të jetë në një formë tjetër - ai do t'i lejojë Ukrainës të blejë lirisht armë dhe pajisje amerikane”, shtoi eksperti.

"Çdo marrëveshje, pa garanci të rëndësishme për sigurinë e Ukrainës, do të jetë kundërproduktive jo vetëm për sigurinë e Ukrainës, por edhe për sigurinë evropiane", theksoi Ivanov, si dhe se "një marrëveshje dypalëshe midis Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, duke e injoruar BE-në, do të ketë pasoja shumë të keqe":

Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për një politikë të tillë nga ana e Donald Trump, i cili ka ambicie të jashtëzakonshme për të bërë një lloj marrëveshjeje, sepse Donald Trump ka një ide që ai e ka përmendur disa herë në fjalimet e tij gjatë fushatës elektorale, se përmes lidhjes së një traktati të shpejtë paqeje në lidhje me luftën në Ukrainë ai do të pretendojë për të marrë Çmimin Nobel për Paqe! Kjo është diçka që nuk ka dyshim se ai e dëshiron fort dhe mund të bëhet fiksimi i tij, duke u përpjekur ta tejkalojë, ose të paktën të jetë në të njëjtin nivel me Barack Obamën. Kjo do të jetë një tjetër dëshmi se sa i madh është ai si një politikan.”

Ata thonë: “Ai do të nisë një luftë!” – Unë nuk do të filloj luftëra, por do të ndaloj luftërat!”, theksoi vetë Donald Trump pak para se të dëgjonte fjalët e mëposhtme nga lideri rus Vladimir Putin: “Dua ta përgëzojë atë për zgjedhjen e tij në postin e presidentit të SHBA-së!

Dhe a është e mundur që Trump të ndikojë, të zbusë apo madje të heqë sanksionet evropiane të vendosura ndaj Moskës për shkak të luftës?

Unë nuk mendoj se SHBA ka ndonjë problem me sanksionet. Përkundrazi, ajo që mund të shohim nga Donald Trump janë sanksionet ndaj BE-së dhe një përpjekje për të përdorur marrëdhëniet e NATO-s si mjet për të ushtruar presion mbi BE-në në lidhje me politikat dhe ekonomitë e ndryshme”, tha Ivajllo Ivanov.


Nuk është e rastit se Elon Musk rri afër Donald Trump gjatë muajve të fundit, dhe kjo është për një arsye të thjeshtë: Trump tregoi në mandatin e tij të mëparshëm se ai është i prirur të udhëheqë një politikë në mbrojtje të kompanive amerikane dhe të interesave të tyre, pavarësisht atyre evropiane,” shtoi eksperti dhe dha shembullin e "Elon Musk dhe rrjetit të tij social 'X', i cili aktualisht ka probleme me KE-në" dhe për të cilin "nuk ka dyshim se Elon Musk do të përpiqet të përdorë miqësinë dhe marrëdhënien e tij të ngushtë me Donald Trump, për të marrë mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara”.

Sipas mendimit tuaj, a do t'i përmbushë Donald Trump kërcënimet e tij për të rritur tarifat - për mallrat evropiane midis 10 dhe 20 për qind dhe për kinezët gati 60 për qind?

Për industrinë e automobilave, ai madje ka ide për t’i rritur edhe më shumë tarifat, gjë që sigurisht do të ketë një efekt mjaft negativ në ekonominë evropiane dhe në veçanti në Bullgari, e cila është e lidhur ngushtë me ekonominë evropiane”, tha Ivajllo Ivanov, si dhe kujtoi se "në Bullgari ekziston një numër i konsiderueshëm i ndërmarrjeve që janë nënfurnizues për kompanitë kryesore evropiane të automobilave, gjë që padyshim do të ndikojë edhe në prodhimin e tyre".


Trump po përgatit tarifa të ndryshme tregtare, por për mendimin tim Gjermania do të vuajë më së shumti nga anëtarët e BE-së për shkak të industrisë së saj të madhe automobilistike. Edhe Bullgaria do të ndjejë ndryshime në politikën tarifore, sepse është eksportuese e metaleve të çmuara në Amerikë”, tha në një intervistë për rubrikën “E shtuna 150” në programin “Horizont” Charlie Cornes nga Qendra e Londrës për Studime Ekonomike dhe Biznesi.

"Është e mundur që Evropa të përpiqet të arrijë një marrëveshje parandaluese me Trump për të shmangur tarifat shtesë. Trump thjesht mund të thotë: "Duhet të ulni eksportet tuaja të makinave dhe produkteve të tjera për SHBA." Në këtë skenar, Evropa është e dënuar - edhe nëse bie dakord, edhe nëse nuk bie”, parashikoi sërish për “E shtuna 150” Jacob Kierkegaard nga Instituti Peterson.


Thellimi i mprehtë i konfrontimit të SHBA-së me Kinën nuk do të ketë efekt pozitiv as për Evropën, shprehet kategorik Ivajllo Ivanov.

"Të gjitha masat e tilla në fakt do të shkatërrojnë rregullat tradicionale mbi të cilat është zhvilluar tregtia ndërkombëtare gjatë dekadave të fundit. Ato gjithashtu do të shkatërrojnë zinxhirët e furnizimit, gjë që do të jetë një kataklizëm serioz," paralajmëroi eksperti.

Dhe tjetra që pres: nëse nga themelimi i NATO-s e deri më tani, bisedat dhe debatet kanë qenë gjithmonë se si SHBA garanton dhe mbështet sigurinë evropiane, tani kjo do të kthehet nga Donald Trump absolutisht përmbys dhe do të jetë “Çfarë kontribuoni ju, evropianët, për sigurinë amerikane?" dhe në përgjithësi "Çfarë po bëni për ne?"


A mund ta pranojmë si një hap përpara në këtë drejtim synimin e shpallur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me fjalët: "Ne ende importojmë sasi të mëdha gazi të lëngshëm nga Rusia! Pse të mos e zëvendësojmë me atë amerikan, që është më i lirë për ne dhe të ulim çmimet tona të energjisë?"

Kjo është padyshim qasja për të cilën po flasim – të flasim me biznesmenin Donald Trump”, thotë Ivajllo Ivanov.

Pyetjes “Çfarë po bëni për ne?”, kjo është përgjigja e Ursula von fer Leyen, domethënë “ne blejmë më shumë gaz amerikan!” Dhe energjia është një nga elementët kryesorë të Donald Trump për ta kthyer Amerikën në një superfuqi energjetike”.

Aktualisht, SHBA po nxjerr naftë si kurrë më parë në historinë e saj, dhe shumë prapa janë vende si Arabia Saudite dhe Rusia”, shpjegoi eksperti.

Përveç rënies së çmimeve që ai u ka premtuar qytetarëve amerikanë, do të kërkohen tregje të reja për këtë prodhim, ndaj ne po veprojmë në mënyrë parandaluese për të pasur një argument para Donald Trump se në fakt jemi gati. Sepse një nga akuzat e tij gjatë mandatit të tij të parë ishte: "Ju dëshironi që ne t'ju mbrojmë nga Rusia, por në të njëjtën kohë i jepni Rusisë të ardhura të mëdha duke blerë naftë dhe gaz natyror rus!"


"Beteja për shpirtin dhe zemrën e Donald Trump dhe, përkatësisht, veprimet që ai do të ndërmarrë - do të jetë jashtëzakonisht e madhe! Vërtet, marrëdhëniet personale janë shumë të rëndësishme për të, por kjo nuk garanton se këto marrëdhënie të mira do të shndërrohen në ndonjë politikë pozitive për BE-në”, paralajmëroi Ivanov.

"Dhe edhe një gjë: Donald Trump për nga natyra e tij nuk i pëlqen formatet shumëpalëshe, pasi ai nuk mund të dallohet si një lider i vetëm. Dhe nga ky këndvështrim, instinktivisht, edhe NATO-ja, dhe BE-ja për të janë konfigurime në të cilat ai nuk ndihen rehat, pasi për nga natyra e tyre këto janë organizata kolektive”, shtoi eksperti.

Unë kam dyshime se ai me politikën dhe veprimet e tij do të inkurajojë ndarjet që tashmë i kemi për arsye të ndryshme brenda Unionit”, shtoi Ivajllo Ivanov.

Megjithatë, a është e mundur që Evropa të jetë më e pavarur në fusha të tilla si mbrojtja, siguria dhe ekonomia?

Të paktën në afat të shkurtër, unë nuk po shoh që Evropa të ecë në këtë drejtim – ne nuk kemi liderë politikë, nuk kemi vullnet politik. Kjo është shumë për të ardhur keq dhe ne do të paguajmë një çmim serioz si në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, ashtu edhe në aspektin e prestigjit dhe mundësive për ndikim në sistemin e marrëdhënieve ndërkombëtare në dekadat e ardhshme”, tha eksperti ndërkombëtar i sigurisë.

Dhe së dyti – duhet të përpiqemi ta reduktojmë këtë varësi tonën nga SHBA-ja pa ndërprerë marrëdhëniet, natyrisht, d.m.th. të kemi një tranzicion të qetë, Aktualisht ne sikurse jemi duke lëvizur në drejtim të një tërheqjeje të mprehtë nga SHBA-të, gjë që do të ketë pasoja shumë të rënda për sigurinë e Evropës”, tha eksperti Ivajllo Ivanov në intervistën e Zornica Bliznashkës për BNR dhe rubrikën “Evranet Plus” të programit “Horizont”.


Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD