Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov nuk do të negociojë me PP-DB, i këshilloi ata të kërkojnë një shumicë tjetër

Foto: BTA

Denica Saçeva nga GERB deklaroi në një konferencë se do të ketë negociata lidershipi për formimin e kabinetit ndërmjet GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), vetëm nëse ato janë për formimin e shumicës qeverisëse dhe të një qeverie të rregullt.

Menjëherë më pas, kreu i GERB-it Bojko Borisov njoftoi se nuk do të ketë negociata të tilla. “Nuk parashikoj një takim. Kreu i PP-së tha se Borisov ka frikë nga një debat lidershipi dhe në të njëjtën fjali tha se nuk dëshiron të qeverisë me GERB-in. Ne nuk do të negociojmë. Ata duan që unë të ulem, ata gjithashtu të ulen, 10 njerëz, dhe të fillojnë të më marrin në pyetje. Për çfarë? Kush do të jetë kryeministër? Nuk më interesojnë më këto takime. Ata duhet të kërkojnë një shumicë tjetër," tha Borisov, duke qortuar PP-DB se dëshiron të negociojë me të, por nuk dëshiron që ai të jetë kryeministër. "Nëse ka një qeveri me një kryeministër tjetër, ajo do të “hahet” menjëherë”, paralajmëroi ai, cituar nga BGNES. Sipas fjalëve të Bojko Borisovit, nëse ai është kryeministër, Bullgaria mund të hyjë edhe në Eurozonë edhe në Shengen deri më 12 dhjetor.

Borisov gjithashtu theksoi se nëse Raja Nazarjan nga GERB zgjidhet kryetare e Parlamentit, vendimi i partisë është që ajo të mos pranojë të bëhet kryeministre në detyrë. Kujtojmë se sipas ndryshimeve të fundit në kushtetutë, një kryeministër në detyrë mund të zgjidhet nga një listë e kufizuar personash, përfshirë edhe kryetarin e Kuvendit Popullor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 nëntorin 2025

Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në disa zona, kryesisht në Bullgarinë Juglindore dhe në rajonet malore, do të ketë reshje të lehta..

botuar më 25-11-04 7.35.MD
Rumen Radev dhe Prof. Hristo Pimpirev

Flamuri kombëtar iu dorëzua Ekspeditës së 34-të Bullgare në Antarktidë

Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi flamurin kombëtar pjesëmarrësve në Ekspeditën e 34-të Bullgare në Antarktidë. Në një ceremoni në Presidencë, flamuri u pranua nga kreu dhe doajen i studimeve bullgare në kontinentin e bardhë, Prof. Hristo..

botuar më 25-11-04 3.14.MD

Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare: Bankat në Bullgari janë gati për euron

Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...

botuar më 25-11-04 2.28.MD