Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe ndoshta është përdorur si material ndërtimi në ndërtimin e bazilikës. Mbi të vendoset e ashtuquajtura corona muralis ose kurorë muri, dhe iriset e syve të saj përfaqësojnë zemra. Ajo u punua me mermer të cilësisë së lartë në traditat e helenizmit.
"Dimensionet e kokës janë pak më të mëdha, duke çuar në përfundimin se statuja ishte rreth 2.5 m e gjatë", tha Ljubomir Merxhanov. Perëndesha lidhet me tempullin më të herëshëm, i cili ndodhet nën Bazilikën Episkopale dhe deri më tani ka mbetur pothuajse i paeksploruar. Pas analizës dhe pastrimit, statuja do të ekspozohet në Muzeun Arkeologjik të Plovdivit.
Lexoni më shumë:
Një varr i paprekur i një gruaje të re nga fillimi i shekullit të II-të u zbulua nga arkeologët pranë fshatit Kapitan Petko Vojvoda (Bulgaria Jugore), njoftoi Bashkia e Topollovgradit. Ekipi që bëri zbulimin drejtohet nga Daniella Agre dhe Dejan Diçev...
Zbulimi më i fundit arkeologjik në kompleksin e hershëm historik prej guri të Perperikonit në Rodopet Lindore do të prezantohet sot, 10 tetor, tha arkeologu Nikollaj Ovçarov për BTA. Kreu i gërmimeve tha se është një tempull gjigant i..
Trapezica është një nga tre kodrinat me të cilat njihet kryeqyteti i vjetër bullgar Tërnovgrad, që është emri mesjetar i qytetit të sotëm Veliko Tërnovo. E vendosur në veriperëndim të qytetit, ajo qëndron përballë kodrinës fqinje Carevec – vendi ku..