Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para seancës, GERB tërhoqi kandidaturën e vet për postin - Raja Nazarjan, dhe lideri Bojko Borisov njoftoi se GERB-SDS do të mbështesë Natalija Kisellova në balotazh. Pas këtij hapi, të nominuarit mbetën tre. “Vëzrazhdane”, “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe ITN rikonfirmuan propozimet e tyre. Kisellova dhe Kirillov arritën në balotazh.

Natalija Kisellova, e nominuar nga "BSP - E Majta e Bashkuar", mblodhi 87 vota "pro" nga GERB-SDS dhe e majta, 60 ishin "kundër" dhe 90 abstenuan. Sillvi Kirillov, i propozuar nga ITN, mori 99 vota "pro", 115 ishin "kundër", 23 abstenuan. ITN, “Vëzrazhdane”, APS, MEÇ votuan "pro" dhe PP dhe DB u ndanë përsëri - 17 deputetë nga ky koalicion e mbështetën Kirillovin, 1 ishte "kundër", 19 abstenuan.
Pasi asnjë nga dy pjesëmarrësit në balotazh nuk mori mbështetjen e nevojshme, puna e parlamentit mbeti e bllokuar për më shumë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Përpjekja e radhës, e nëntë, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor do të mbahet të mërkurën, më 4 dhjetor.
Foto: BTA, BGNESNuk ka demokraci dhe liri pa liri të fjalës dhe pluralizëm . Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev në hapjen e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike në Sofje. Radioja Kombëtare Bullgare është mikpritëse e forumit për herë..
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Në vitin 2024, Produkti i Brendshëm Bruto i vendit tonë u rrit në terma realë me 3.4% krahasuar me vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Instituti..
Mirëmbajtja e planifikuar vjetore e Njësisë 6 të centralit atomik “Kozlloduj” do të fillojë sot, 25 tetor, dhe pritet të zgjasë deri në fillim të..
Tensioni shoqëror në periudhën nga 1 korriku deri më 30 shtator të këtij viti matet me një indeks prej 6.09, i cili tregon “rreziqe të vështira për t’u..