Edhe prova e tetë e sotme e deputetëve për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor rezultoi e pasuksesshme. Në fillim të ditës kishte një fije shprese se këtë herë të zgjedhurit e popullit do të arrinin një konsensus, por ai u shua shpejt. Para seancës, GERB tërhoqi kandidaturën e vet për postin - Raja Nazarjan, dhe lideri Bojko Borisov njoftoi se GERB-SDS do të mbështesë Natalija Kisellova në balotazh. Pas këtij hapi, të nominuarit mbetën tre. “Vëzrazhdane”, “BSP – E Majta e Bashkuar” dhe ITN rikonfirmuan propozimet e tyre. Kisellova dhe Kirillov arritën në balotazh.

Natalija Kisellova, e nominuar nga "BSP - E Majta e Bashkuar", mblodhi 87 vota "pro" nga GERB-SDS dhe e majta, 60 ishin "kundër" dhe 90 abstenuan. Sillvi Kirillov, i propozuar nga ITN, mori 99 vota "pro", 115 ishin "kundër", 23 abstenuan. ITN, “Vëzrazhdane”, APS, MEÇ votuan "pro" dhe PP dhe DB u ndanë përsëri - 17 deputetë nga ky koalicion e mbështetën Kirillovin, 1 ishte "kundër", 19 abstenuan.
Pasi asnjë nga dy pjesëmarrësit në balotazh nuk mori mbështetjen e nevojshme, puna e parlamentit mbeti e bllokuar për më shumë se një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Përpjekja e radhës, e nëntë, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor do të mbahet të mërkurën, më 4 dhjetor.
Foto: BTA, BGNESTë enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes , në disa ultësira dhe lugina, dukshmëria do të jetë e kufizuar për shkak të mjegullës ose..
Në nivel koalicioni, kemi vendosur të plotësojmë kërkesat e paraqitura nga mjekët e rinj në lidhje me nivelet e pagave, tha në një takim të Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë kryetari i tij Kostadin Angellov, njoftoi gazetarja e BNR-së Milla..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri një ftesë Mbretit Charles III për të vizituar përsëri Bullgarinë, njoftoi Këshilli i Ministrave. Të dy folën në pritjen mbretërore të organizuar me rastin e Samitit në kuadër të iniciativës "Procesi i Berlinit" në..
“Bullgaria dhe Vietnami duhet të përfitojnë nga pozicioni i tyre strategjik gjeografik – Vietnami në Azinë Juglindore, Bullgaria në Evropën Juglindore..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°, në Sofje - 10°. Në mëngjes, do të bjerë shi në rajonet perëndimore të vendit. Gjatë..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°C, ndërsa në bregdetin e Detit të Zi nga 13 deri në 16°C; në Sofje – 7°C. Në mëngjes ,..