Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Foto: BTA

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave.

Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me "krijimin dhe shpërndarjen e informacionit dhe produkteve kreative; telekomunikacioni" – 59 598 leva (30 471.98 euro); dhe me më të ulëtin - të punësuarit në industrinë e hotelerisë dhe restoranteve – 14 605 leva (7467.42 euro), dhe pak mbi ta janë të punësuarit në "bujqësi, pylltari dhe peshkim" – 17 604 leva (9000.78 euro).

Sipas Klasifikimit Kombëtar të Profesioneve dhe Pozicioneve, përqindja më e madhe relative është e të punësuarit në klasën "Specialistë" - 20.1%, ose 447.9 mijë, dhe më e ulëta - "Punëtorë të kualifikuar në bujqësi, pylltari, gjueti dhe peshkim" - 0.5%  ose 10.7 mijë.

Përafërsisht gjysma e të gjithë të punësuarve në vend punojnë në rajonet e Sofjes (kryeqytet), Plovdivit dhe Varnës.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Punëdhënësit pengojnë propozimin për rritjen e pagës minimale

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale propozon që nga viti i ardhshëm paga minimale të bëhet 1213 leva ose 620,20 euro – 136 leva më shumë se aktualisht (1077 leva), deklaroi ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, pas mbledhjes së..

botuar më 25-10-07 12.31.MD

Bullgaria është në vendin e 56-të për lirinë ekonomike në botë

Instituti kanadez "Fraser" i ka dhënë Bullgarisë një vlerësim prej 7.13 pikësh (nga maksimumi 10) në renditjen “Liria ekonomike në botë, 2025”. Me këtë rezultat, vendi renditet në vendin e 56-të nga gjithsej 165 shtete, duke u pozicionuar mes Greqisë..

botuar më 25-10-06 6.10.PD

Më shumë kërkesa për punë se sa oferta në Bullgari

Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..

botuar më 25-10-02 8.05.MD