Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes, një shfaqje mbi 100-vjeçare, e cila zhvillohet në një Bullgari të trilluar, u shfaq pa publikë në natën e parë të premierës për shkak të sulmeve të qarqeve ultra-nacionaliste, të cilët penguan fizikisht publikun të hyjë në godinën e teatrit”, shprehen krijuesit në letrën e tyre drejtuar Parlamentit Evropian.
Ata theksojnë se sulmet ndaj lirisë artistike arritën një nivel pothuajse absurd në shumë vende anëtare. Organizatat teatrore u bëjnë thirrje institucioneve evropiane që të kenë parasysh sulmet e partive dhe organizatave nacionaliste kundër institucioneve kulturore dhe artit. Ata shtojnë se ajo që po ndodh është pjesë e një strategjie të organizuar për t’u nënshtruar kulturën politikave konservatore dhe nacionaliste, të cilat mund të çojnë në shkatërrimin e projektit kulturor evropian krijuar pas vitit 1989.
Lexoni më shumë mbi temën:
Foto: BTA, BGNESGjatë një operacioni policor në qendër të Sofjes për të luftuar migracionin e paligjshëm dhe për të parandaluar kryerjen e krimeve nga dhe kundër shtetasve të huaj, u arrestuan 13 persona. Operacioni është kryer në datat 16 dhe 17 prill, njofton..
Të Premten e Madhe - dita më e trishtuar për të krishterët, Shërbimi Hyjnor kujton vuajtjen, kryqëzimin dhe vdekjen e Jezu Krishtit për fajin dhe mëkatet e njerëzimit. Shërbesa në Katedralen e Mitropolisë “Shën e Diela” në Sofje u drejtua nga..
Bullgaria ka kërkuar të tërheqë kërkesën e saj në Komisionin Evropian për pagesën e këstit të dytë sipas Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, njoftoi Komisioni për BNR. Kërkesa u bë dje pas koordinimit me Komisionin, njoftoi..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e..
Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë..
Në shërbimet për Pashkën e tij të fundit, Papa Françesku u shfaq para besimtarëve me një omofor, të marrë si dhuratë gjatë vizitës së tij në Bullgari në..