Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër Çeferin, u bashkuan, gjatë mbrëmjes gala kushtuar 100 vjetorit të futbollit bullgar.
“Ka një projekt për 3 stadiume në vendin tonë. Nëse na lejojnë të bëjmë të paktën një, do të jetë në dobi të madhe për Bullgarinë”, tha Hristo Stoiçkov gjatë aktivitetit. Prej disa muajsh i vetmi bullgar me “Topin e Artë” është në krye të projekteve infrastrukturore të FIFA-së.
Në mbrëmjen me rastin e 100-vjetorit të futbollit bullgar asistuan edhe presidentë të sindikatave të futbollit të mbi 40 shteteve. Në mbrëmjen gala mori pjesë edhe presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.
Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..
Ekipi kombëtar i volejbollit u prit me një qilim të kuq dhe një roje nderi duke mbërritur në aeroportin e Sofjes. Të dielën, kombëtarja bullgare, e udhëhequr nga trajneri Xhanlorenco Blendzini, fitoi medaljet e argjendta në Kampionatin Botëror për..
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..