Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira dhe suvenire të punuara me dorë, për të na bërë të harrojmë, qoftë edhe shkurt, krizat, luftërat dhe kaosin që na rrethojnë dhe të na çojnë në një atmosferë ngrohtësie dhe optimizmi.

Pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës në kryeqytet, shkëlqen një pemë e Krishtlindjeve e zbukuruar me lodra të bëra nga fëmijët dhe aty pranë janë të shpërndara tezgat e "Sofia Christmas Fest 2024". Verë dhe raki e zier ofrohen në çdo hap, dhe frymën e Krishtlindjes e plotëson kuzhina e larmishme ndërkombëtare. “Po marr pjesë në pazar për të ndjerë edhe më shumë frymën festive” – thotë shitësja Roksana Karaasenova, teksa na përgatit çokollatë të ngrohtë natyrale me marshmallou dhe shton:

"Të gjithë janë jashtëzakonisht të kënaqur që tregu është rritur me afro 20 shtëpi, ndërsa vitin e kaluar ishin shumë më pak. Aktualisht ka një asortiment më të madh, duke përfshirë artikujt e ëmbël. Kemi një rrotë ferri, një rrëshqitje për fëmijë, një poligone qitjeje, ku mund të fitojnë çmime. Ka se çfarë të shihet dhe medoemos duhet vizituar.”
Sofianasit i kujtojnë pazaret nga koha e socializmit, si një kopje të zbehtë të atyre të sotme. Ato mbaheshin në ditën e Vitit të Ri dhe theksi ishte më së shumti te skara dhe vera e zier, dhe delikatesat e importuara ishin "terra incognita" për popullsinë. Këto ditë pazaret po bëhet gjithnjë e më shumë vit pas viti dhe po pasurohen. Dhe këtu është Plaku i Krishtlindjeve! Të gjithë flasin me të, të gjithë duan të bëjnë një foto me të!

"Këtu morali është shumë i mirë. Fëmijët vijnë me prindërit e tyre dhe atmosfera është festive. Ka një rrotë ferri, argëtime, ëmbëlsira, meze dhe është një vend i këndshëm. Çfarë mbaj mend nga tregjet e Krishtlindjeve në atë kohë? Ato nuk ishin shumë të këndshme, por atëherë dimrat ishin më të ftohtë dhe nuk ishte shumë komode për të qëndruar jashtë. Atëherë kishim Plakun e Vitit të Ri, por ai mbeti në Rusi me Putinin” – bën shaka Plaku i Krishtlindjeve, gjersa në stolin pranë tij ulet Bella e vogël për një foto. "Ajo është e sjellshme dhe Plaku i Krishtlindjeve i premtoi asaj një dhuratë" - thotë nëna e saj Beatris Koljuva dhe shton:

“Kam shumë kohë që dëgjoj për pazarin, por meqë vajza ime ishte e sëmurë, nuk kishim mundësi të dilnim, tani jemi më mirë dhe erdhëm, po shohim se ka atraksione të mrekullueshme dhe produkte të bukura. Ndihemi shumë më mirë.”
Ndalemi para tezgës më shumëngjyrëshe të pazarit, ku shiten survaçkat e bukura të Marijana Dimovës:
“Bëhen me dru thane për shëndetin dhe mbi të vihen të gjitha llojet e kokoshkave dhe frutave të thata. Kjo është tradita – përdoret edhe lesh. Për fat të mirë njerëzit i blejnë, sepse ato ende i ruajnë traditat, sepse ato janë një gjë shumë e rëndësishme”, thotë Marijana Dimova.

Tani është koha për të blerë dhuratat e Krishtlindjeve. Këtu gjithçka është punuar me dorë me shije dhe imagjinatë. “Ne jemi pjesëmarrës krenarë në këtë festë të mrekullueshme të Krishtlindjeve”, thotë Desi, duke shtuar:

"Ne kemi stoli të mrekullueshme për Pemën e Krishtlindjeve, çdo gjë e bëjmë me dorë. Biznesi ynë është i vogël familjar - mami, gjyshja dhe fëmija. Kemi gota të mrekullueshme të Krishtlindjeve për të gjithë familjen, sepse festat janë për familjen dhe për të qenë bashkë. Uroj që njerëzit të jenë të shëndetshëm, sepse mund të blejmë gjithçka, pa shëndetin, dhe të besojnë se ka mrekulli, sepse ato ndodhin, sidomos gjatë festave.”
Lexoni më tepër:
Foto: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..
Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Shtatëvjeçarja Magdalena Stojanova nga Shkolla e Artit “Kolorit” në Pleven fitoi medaljen e artë dhe çmimin e Konkursit Ndërkombëtar për vizatim fëmijësh..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të..