Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 1 deri në 4°, ndërsa në Sofje - 0°. Në mëngjes do të ketë mjegull në ultësirat e Bullgarisë Jugore. Gjatë ditës do të fryjë erë nga veriperëndimi, ndërsa para mesditës dukshmëria në jug do të përmirësohet. Pas mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 4° dhe 9°, në kryeqytet - rreth 5°.
Në malet vranësirat para mesditës do të jenë të ndjeshme, por pas mesditës do të jenë të thyera dhe do të kemi mot me diell. Do të fryjë erë mesatare, në zonat e larta dhe të hapura - erë e fortë nga veriperëndimi. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 0°, në 2000 m rreth minus 4°.
Në Detin e Zi do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë mesatare, pas mesditës - erë e përkohshme e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat maksimale do të jenë 5-8°. Uji i detit është 11°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.
Të premten era do të dobësohet, por edhe temperaturat do të ulen. Në gjysmën perëndimore të vendit do të mbajë mot kryesisht me diell, në pjesën lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme të ulëta, ose ulje të dukshmërisë.
Bullgaria mbetet një eksportuese neto e energjisë elektrike dhe një nga shtyllat e sistemit energjetik në Evropën Juglindore. Eksportet e energjisë elektrike tejkalojnë importet me 3.1% në vitin 2024. Sipas këtij treguesi, vendi renditet i 11-ti në..
Kapiteni i anijes me vela në distanca të gjata Svetllozar Tenev u nis nga Varna për një udhëtim rreth botës. Fillimi i lundrimit është në Las Palmas (Ishujt Kanarie, Spanjë), ku do të niset i shoqëruar nga një koleg. Pastaj do të lundrojë vetëm deri..
Në një ceremoni në Universitetin "Vytautas Magnus" në qytetin lituanez të Kaunasit, rektori i Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski”, Prof. Georgi Vëllçev, pranoi sipas parimit të rotacionit presidencën e aleancës ndërkombëtare universitare..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..