Këshilli i BE-së vendosi të hiqen kontrollet në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë nga 1 janari 2025, njoftoi Presidenca hungareze e Këshillit. Në vitin 2024 Inspektimet në kufijtë e Shengenit ajror dhe detar të të dy vendeve u hoqën. Bullgaria dhe Rumania do të vazhdojnë të kryejnë kontrolle të rastësishme në kufijtë e tyre Shengen edhe për 6 muaj të tjerë. Kjo është një fitore e madhe për Bullgarinë, Rumaninë dhe mbarë Evropën, komentoi Presidenca hungareze.
“Ky është një vendim historik, që shënon fundin e procesit të bashkimit të dy vendeve në zonën e lëvizjes së lirë të BE-së, qëllimi kryesor i Bullgarisë dhe Rumanisë që nga anëtarësimi i tyre në BE. Bashkimi i të dy vendeve do të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët e tyre, do të rrisë mundësitë ekonomike për bizneset dhe do të nxisë rritjen brenda tregut të përbashkët”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të ministrive të punëve të jashtme në Sofje dhe Bukuresht. “Të dy vendet mbeten të përkushtuara për kontributin e tyre thelbësor për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së dhe për forcimin e projektit evropian”, thuhet gjithashtu në dokument.
Kosova renditet e para për ndjenjën e sigurisë në Evropë Një raport ndërkombëtar i Gallup në shtator e renditi Kosovën midis vendeve më të sigurta në botë. Vendi ballkanik renditet i treti globalisht dhe i pari në Evropë për sa..
Ministri i Brendshëm Daniell Mitov zhvilloi një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Sofje, Sh. e Tij Haxhi Bajraktari. U diskutua bashkëpunimi dypalësh në fushën e punëve të brendshme dhe mundësitë për thellimin e tij. Ministri i..
Ministri i Jashtëm i Bullgrisë Georg Georgiev mori pjesë në një deklaratë të përbashkët për median gjatë sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, njoftoi Ministria e Jashtme. Së bashku me Ministrin e Jashtëm ukrainas Andri Sibiha dhe..