Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Foto: rnhm.org

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara gjatë gjithë muajit me synimin për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të Antarktidës, kërkimeve bullgare mbi kontinentin e akullit dhe banorëve pak të njohur të faunës polare, raporton muzeu.


Ndër pikat kryesore të "Festivalit të Akullit" janë punëtoritë krijuese për pikturimin e fytyrës me temën "Banori im i preferuar polar", ngjyrosja e figurave prej balte "Magjia e akullit", si dhe një prezantim i një filmi të njohur me seri për fëmijë. Po ashtu zhvillohet edhe konkursi për vizatim me temën “Mbretëria e Akullit”. Gjatë tre ditëve të festivalit, vizitorët kanë mundësinë të shohin një ekspozitë të pikturave të konkursit. Pas ngjarjes, ata do të përfshihen në një pazar bamirësie në mbështetje të fëmijëve nga Qendra e Krizave në Plovdiv.


Lexoni më tepër nga akrivi i Radio Bullgarisë:

Përpiloi: Veneta Nikollova

Foto: rnhm.org

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Akademia Bullgare e Shkencave

Shkencëtarët е Akademisë Bullgare të Shkencave mbështetën unitetin e Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës Bullgare.

Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, i cili bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..

botuar më 25-01-14 11.06.PD

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD

Romët festojnë Vasilica - Vitin e Ri sipas stilit të vjetër

Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasil i çalë)/, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u..

botuar më 25-01-14 6.10.PD