Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nga një përrallë dimërore deri në brigjet ekzotike – pik i udhëtimeve për festat e fundvitit

Foto: Pixabay

Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura, njoftojnë hotelierët dhe restorantet. Arsyeja - bullgari mësoi që herët të planifikojë pushimet e tij. Këtë vit paketat e pushimeve, në varësi të kategorisë së hotelit dhe shërbimeve të përfshira, variojnë nga 80 deri në 500 leva në mbrëmje. Por ka oferta për 15 000 leva për të pritur Vitin e Ri në Bullgari, të cilat tashmë janë shitur.

"Ndërmjet 20 dhjetorit dhe 2 janarit - periudha e festave, ne presim rreth 720 000 udhëtime të bullgarëve brenda dhe jashtë vendit", tha për Radio Bullgarinë Konstantin Zankov, një ekspert i turizmit. Ai përshkroi një tendencë interesante:

Këtë vit shohim një interes të shtuar për Krishtlindjet, gjë që vetëm mund të na bëjë të lumtur. Sepse në vitet e mëparshme, disi gjatë Krishtlindjeve, bullgarët nuk udhëtonin shumë, por preferonin ta planifikonin festën e Lindjes së Krishtit si festë familjare. Por sivjet, ndoshta për shkak të kombinimit të ditëve festive, ndaj paketave të Krishtlindjeve u shfaq interes të madh dhe u shitën shumë shpejt në hotelet e mira. Ka pasur edhe regjistrime të hershme shumë aktive për Vitin e Ri.”

Ofertat për pushimoret spa gëzojnë përqindjen më të lartë të rezervimeve të hershme dhe tashmë u shitën. Por hiti i këtij viti janë bujtinat, mësojmë nga Konstantin Zankov:

“Fillimisht mbushen bujtinat, pastaj edhe vendpushimet dimërore – si ato më të mëdhatë, si Bansko dhe Borovec, dhe ato më të voglat si Maljovica, që po tërheqin interes të madh këtë dimër. Miqtë shfrytëzojnë pushimet për të praktikuar sportet e tyre të preferuara dimërore, ndërsa ata që preferojnë shëtitjet në mal shijojnë një përrallë dimërore. Ka edhe interes të madh për qytetet tona, si dhe për hotelet e pakta përgjatë bregut të Detit të Zi me programe atraktive pushimesh të kombinuara me një spa”, thotë Zankov.

Dhe një trend tjetër – gjithnjë e më shpesh ne zgjedhim të festojmë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri larg shtëpisë. Rreth 100 mijë qytetarë tanë po përgatiten për të kaluar pushimet jashtë vendit.

Më të njohurat janë udhëtimet në vendet fqinje të Ballkanit - Serbi, Greqi, Turqi. Pas tyre në preferencat e bullgarit janë kryeqytetet evropiane, në të cilat ka linja ajrore të rregullta me kosto të ulët dhe, natyrisht, pushimet charter në qoshet më të ngrohta të planetit, ku planifikimi dhe prenotimet fillojnë që në verë:

"Destinacionet ekzotike me buxhet të ulët janë Egjipti, Dubai, si dhe Tunizia, edhe pse tani është e freskët atje - thotë Konstantin Zankov. - Por Dubai është një destinacion tradicional për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Për të, për shembull, ka paketa që fillojnë nga rreth 1000 leva duke arritur në 3-4 mijë leva për person. Por kur flasim për ekzotiken e vërtetë, duhet të përmendim udhëtimet e pushimeve në destinacione të largëta si Sejshellet, Maldivet, Mauritius, Republika Dominikane apo edhe udhëtimet vajtje-ardhje në Vietnam, Kamboxhia etj. Dhe sigurisht, lundrimet me anije! Ky është një trend që po zhvillohet shumë në vendin tonë vitet e fundit”.

Pritshmëritë janë që festat e dhjetorit të shënojnë fillimin e një sezoni të suksesshëm dimëror me një rritje prej 5%, njoftoi ministria jonë e turizmit. Dhe bora na befasoi këndshëm në nëntor, falë të cilit vendpushimet tona të skive hapën sezonin më herët se zakonisht - në fillim të dhjetorit.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Pexels, Festa Winter Palace, Pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Sofje u dhanë çmimet e turizmit ballkanik

Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..

botuar më 24-12-11 11.48.PD

Herakleja Sintika është pasaporta e qytetit Petriç për të ardhmen

Ministri i kulturës Najden Todorov nderoi Prof. Ljudmill Vagalinski me certifikatën “Mbrojtës të Trashëgimisë”. Arkeologu dallohet për zbulimet e rëndësishme në qytetin antik Herakleja Sintika. Ministri deklaroi se gërmimet e Prof. Vagalinski..

botuar më 24-12-10 9.16.PD

Fshati i bukur Kovaçevica, i cili nuk ndryshon

Me shtëpitë e tij të vjetra me çati me tjegulla, rrugicat e pjerrëta të cilat gjarpërojnë gjer në shpatet e malit dhe muret prej guri që ruajnë sekretet shekullore, Kovaçevica është një nga fshatrat më të bukur dhe më romantik bullgar . Nuk ka..

botuar më 24-12-08 10.15.PD