Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bashkia e kryeqytetit rinovoi një nënkalim me riprodhime dhe mesazhe për kauza sociale

Foto: Bashkia e Kryeqytetit

Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit”, u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë ​​moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes së vjetër.

Riprodhime të vizatimeve nga Jozef Oberbauer, një piktor që kapi bukurinë e Sofjes së vjetër, mund të shihen në nënkalimin e rinovuar. Nëpërmjet veprave të tij, kalimtarët do të mund të ndjejnë frymën e qytetit nga e kaluara dhe të prekin historinë e kryeqytetit, shkruan në faqen e Bashkisë së Kryeqytetit në Facebook.

Fotografitë e qenve që kërkojnë shtëpi nga strehimoret komunale janë të vendosur në një galeri origjinale. Gjithashtu do të vendosen vizatime të fëmijëve nga shërbimet sociale në Sofje. Projekti do të zgjerohet duke vendosur një kod QR në çdo imazh, i cili do të ofrojë informacion shtesë për fotot ose për qentë që kërkojnë adoptues. Kështu, hapësira do të bëhet një galeri interaktive dhe tërheqëse.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shijet e vjeshtës defilojnë në një festival kulinarie në Sofje

Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të frymëzuara nga tendencat kulinare botërore. Një platformë e njohur italiane e udhëtimeve..

botuar më 25-10-25 8.05.PD

Do të flemë një orë më shumë më 26 tetor

Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk e eliminon stresin që trupi përjeton si rezultat i ndryshimit të orarit biologjik – theksojnë..

botuar më 25-10-25 7.10.PD

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD