Në 11 qytete rajonale të vendit, 1 metër katror siperfaqe banimi kushton me pak se 1000 euro. Në 13 qytete rajonale, çmimi është nga 1000 në 1400. Në Sofje dhe Varna një metër katror është 2400 euro, tha për BNR Dobromir Ganev nga Shoqata Kombëtare e Pasurive të Paluajtshme.
Në Sofje, rritja e marrëveshjeve për vitin 2024 është 10%, në Varna – 6 për qind dhe në Burgas – 21%. Rritja e të ardhurave, migrimi i brendshëm, normat e ulëta të interesit dhe ofertat e pakta janë faktorët e rritjes së vazhdueshme të çmimeve të pronave të paluajtshme, vënë në dukje ekspertët.
Në Bullgari për blerjen e një apartamenti prej 100 m2. nevojiten 199 paga mesatare, në Greqi 228 paga mujore, në Sllovaki - gati 300, dhe në Turqi - mbi 600, tregon analiza krahasuese e platformës VeѕtВrоkеrѕ.соm. Në Danimarkë, një shtëpi e re prej 100 metrash katrorë mund të blihet me 114 paga mujore, në Japoni dhe Suedi përkatësisht me 123 dhe 129 paga.
Lexoni më tepër nga arkivi ynë:
Inflacioni mujor për muajin maj është 0.0%, ndërsa inflacioni vjetor arriti 3.7%. Kështu bëri të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave. Inflacioni i akumuluar, i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, për tre vitet e fundit (maj 2025 krahasuar me..
Hyrja e Bullgarisë në eurozonë miratohet nga 46.5% e qytetarëve dhe 66.3% e bizneseve, sipas një sondazhi të Agjencisë “Alfa Research”. 46.8% e qytetarëve dhe 33.6% e bizneseve e miratojnë ose jo fare. 6.7% e qytetarëve nuk janë në gjendje të..
Banka Kombëtare Bullgare (BNB) do të ruajë politikën e saj monetare konservatore, tha guvernatori i bankës qendrore Dimitër Radev për Politico. Unë drejtoj një nga bankat qendrore më konservatore dhe nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë këtë kurs, tha..