Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

144 vjet Shkolla e Lartë Detare në Varna përgatit kuadro të kualifikuara

Foto: BTA

Shkolla e Lartë Detare “Nikolla J. Vapcarov” në Varna festoi 144 vjetorin e themelimit. Gjatë të gjitha këtyre viteve institucioni arsimor ndjek tendencat për trajnime të specializuara të specialistëve në fusha të ndryshme profesionale që lidhen me transportin detar.

Iniciatori i formimit të institucionit arsimor në 1881 ishte nënkomandanti Aleksandër Konkeviç, i cili drejtonte Flotiljen dhe Njësinë Detare të Principatës së Bullgarisë. Qarkorja 7 e 16 janarit e Ministrisë së Luftës së Principatës së Bullgarisë njoftoi se nga 9 janari 1881 në Ruse u krijua një shkollë detare.

Kapiten-lejtnanti Aleksandër Egoroviç Konkeviç (1842-1917)

Pas vitit 1900 institucioni arsimor u zhvendos në Varna dhe u quajt Shkolla e Inxhinierisë Detare. 49 vjet më vonë, shkolla pranoi si patron poetin Nikolla Vapcarov,  i cili ishte i diplomuar nga klasa e 1926-ës dhe u emërua Shkolla Detare Kombëtare “Nikola J. Vapcarov". Që nga viti 1991 quhet Shkolla e Lartë Detare “Nikola J. Vapcarov”, kujton BTA.

Monumenti i Nikolla Vapcarovit përballë ndërtesës së Shkollës së Lartë Detare

Shkolla e Lartë Detare ka 17 salla leksionesh dhe 51 klasa, 35 laboratorë dhe 36 zyra. Për të ofruar trajnimin e nevojshëm praktik për studentët dhe kadetët, përdoren 11 simulatorë. Në procesin edukativo-arsimor është përfshirë edhe Planetariumi, i cili mund të vizitohet edhe nga qytetarët.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Foto: BTA, armymedia.bg, Bashkia e Varnës

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kush është Marko Totev dhe pse emri i tij po bëhet një përkufizim për fat të keq dhe fatkeqësi?

Në Bullgari, kur flasim për një person me fat të keq, shpesh themi: "Oh, çfarë Marko Totev është!". Por kush është në të vërtetë Marko Totev dhe si u bë emri i tij një përkufizim i njohur për një njeri, fati i të cilit vazhdon të dështojë?..

botuar më 25-04-01 7.35.MD

Ungjillëzimi i Hyjlindëses – Dashuria e premtuar e Perëndisë realizohet

Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..

botuar më 25-03-25 5.55.PD

22 Marsi është dita e Veliko Tërnovos – një ditë për të nderuar të kaluarën e lavdishme të qytetit

Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..

botuar më 25-03-22 8.05.PD