Këngët e grupit “Tangra” na emocionojnë prej gati gjysmë shekulli. "Tangra" jeton një jetë shumë aktive muzikore dhe krijuese me anëtarët e rinj të grupit. Tashmë rreth shtatë vjet frontmani dhe vokalisti i grupit është Borisllav Mudollov, i njohur gjithashtu nga grupet “Der Hunds” dhe “Intelligent Music Project” kryesisht si Bobi Kosatkata. Ai ndan ndjenjën e mrekullueshme të këndimit të këtyre këngëve që i njeh që nga fëmijëria:
"Për mua, nga një fans, të bëhesha një frontman ishte pak e çuditshme. Në fakt është shumë e lehtë për mua, sepse i lë njerëzit të këndojnë dhe këngët i di përmendësh - i kam njohur edhe para se t'i bashkohesha grupit. Është e lehtë të jesh “frontman i “Tangra” me këto këngë”, thotë Bobi me buzëqeshje.
Regjistrimi i ri i "Tangra" është tashmë një fakt - një version i këngës "Qyteti ynë" - një këngë e dashur nga disa breza bullgarësh, me muzikë të Boris Karadimçev dhe tekst të Aleksandër Petrov për qytetin e vogël, "në të cilin, përveç rënies në dashuri, thjesht nuk ka asgjë për të bërë."
Mund ta shihni edhe videoklipin e ri, i cili u xhirua 45 vjet më vonë në të njëjtat lokacione të qytetit të Bellogradçikut, ku u filmua i pari, vetëm që tani në të njëjtët rrugë po ecin muzikantët nga formacioni i ri i grupit.
Nga ana muzikore, aranzhimi i ri është i pianistit të "Tangra", Dani Gançev, me më shumë piano. Me idenë e autorit të tekstit, Aleksandër Petrov, janë përfshirë edhe instrumentet me hark, ndërsa në orkestrimin e ri ka marrë pjesë edhe kitaristi i grupit Ivo Çallëkov. Dhe Bobi Kosatkata e këndon këngën e njohur "në mënyrën e vet", siç thotë ai.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty". Shumica e tyre bazohen në një ide muzikore të Boris Iliev, të cilën ai e zhvilloi më tej me Ivan..
Kënga e fundit e Vjara Pantaleevës, "Vetëm një kujtim", është një thirrje e guximshme dhe e sinqertë për ndryshim të gjërave që e rrethojnë. Përveçse si artiste, ajo është e shqetësuar edhe si prind i një fëmije 11-vjeçar për mjedisin në vendin tonë në..
Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo..
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti,..
"Fondacijata" (Fondacioni) prej kohësh e tejkaloi statusin e një grupi muzikor. Ai u bë një institucion i dedikuar kauzës së ndërtimit të urave..