Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Cvetana Paskaleva – fytyra e njohur e Bullgarisë në Armeni

"Kam sakrifikuar jo vetëm rininë time, por edhe lumturinë time, jetën time personale, si dhe karrierën time profesionale" - thotë autorja e dokumentarëve për konfliktin në Nagorni-Karabah

Foto: like-cool.on

Gazetarja Cvetana Paskaleva, e cila jeton prej 30 vitesh në Armeni, bën thirrje të mendohet çdo ditë për paqen dhe mesazhet që dërgojnë politikanët. "Situata rreth nesh dhe në vendet fqinje është e paqëndrueshme dhe lufta është diçka e tmerrshme që mund t'u marrë jetën njerëzve tuaj të dashur në çdo një çast", thotë bullgarja, e cila është bërë fytyra më e njohur e Bullgarisë në vendin aziatik. Kjo grua e brishtë bullgare ka parë me sytë e saj plagët e luftës dhe sot ka çdo arsye të dëshirojë paqen. Qysh në fillim të praktikës së saj gazetareske, Cvetana Paskaleva filloi të pasqyrojë konfliktin në Nagorni-Karabah, me kamerën e saj që kapte fshatrat armene të grabitura dhe të shkatërruara (ajo ishte dëshmitare e të gjithë operacionit "Rrethi").

Në fillim të viteve '90 të shekullit të kaluar Cvetana ishte një studente e diplomuar në Moskë në degën e regjisë së teatrit. Në atë kohë, ajo mësoi se ish-ushtria sovjetike dhe forcat speciale të Azerbajxhanit po dëbonin me forcë popullsinë e fshatrave armene në Nagorni-Karabah. E vendosur për të pasqyruar ngjarjet, vajza bullgare u nis për në pikën e nxehtë. Ajo nuk e dinte se lufta do të zgjaste kaq gjatë dhe ajo do të vazhdonte ta pasqyronte deri në fund të vitit 1994. Bullgarja është autore e një serie prej 7 dokumentarësh për ngjarjet shkatërruese në Karabah. Ato janë përkthyer në 6 gjuhë dhe përveç Armenisë, janë shfaqur në Evropë dhe SHBA.


Për një periudhë, Cvetana Paskaleva jetoi në pjesën e nëndheshme të një spitali ushtarak dhe pa me sytë e saj fytyrën e përgjakshme të luftës me viktimat dhe të plagosurit. Për shkak të reportazheve të saj të guximshme dhe filmave me ndikim, bullgarja u dënua me vdekje tre herë gjatë qëndrimit të saj atje. Pas luftës, Cvetana Paskaleva u nderua me një medalje për trimëri, u bë "Hero i Armenisë". Ajo është krenare që është e huaja e parë që ka marrë nënshtetësi në Armeni.

Me gjithë vlerësimet dhe nderimet e pafundme me të cilat krenohet si “hero i Armenisë”, Cvetana nuk shkëputet për asnjë moment nga rrënjët e saj bullgare. "Për mua është jashtëzakonisht emocionuese dhe e përgjegjshme të përfaqësosh Bullgarinë në këtë tokë. Nuk kam pasur kurrë frikë të them se jam bullgare", thotë gazetarja e nderuar dhe vazhdon.

“Më kanë edukuar familja ime dhe mësuesit e mi se jemi përgjegjës për fatin e njerëzve pranë nesh dhe se ndonjëherë duhet të sakrifikosh diçka nga vetëvetja nëse dëshiron të mbrosh një person tjetër. Dhe për të mos thënë fjalë të forta, por ndodhi që në masë të madhe sakrifikova rininë time, lumturinë time femërore, jetën time personale, si dhe karrierën time profesionale. Sepse duke pasqyruar luftën e viteve 1991-1994, kam punuar në shumë televizione perëndimore dhe kam pasur mundësinë në vitin 1994, pas përfundimit të luftës, të zgjedh MBC ose SBS dhe të shkoj të punoj atje, por unë zgjodha të qëndroj në Armeni. Kështu që nga viti 1996. deri më sot punoj për Televizionin Kombëtar Armen.”

Shkolla bullgare Pejo Javorov (Erevan)

Ka shumë pak bullgarë në Armeni, dhe bullgarja me qëndrim më të gjatë në vend është pikërisht Cvetana Paskaleva, ajo është doajenja e komunitetit bullgar. Më kujtohet se si në vitin 1993 nuk kishte as një ambasadë bullgare në kryeqytetin Jerevan, ekzistonte vetëm shkolla e së dielës me emrin e poetit Pejo Javorov.  “Për njerëzit atje, unë jam një hero, dhe kjo të imponon detyrime dhe duhet t’i përgjigjesh këtij imazhi të krijuar” – thotë Cvetana Pascaleva dhe vazhdon:

"Sepse ti je bullgare dhe  duhet të vishesh me rroba bullgare, duhet ta dish se e përfaqëson Bullgarinë në këtë tokë. Në atë kohë, lidhja e vetme e këtyre njerëzve me Bullgarinë isha unë. Në të gjitha ngjarjet jam gjithmonë e ftuar dhe ndihem përgjegjëse, sepse njerëzit më konsiderojnë si një simbol të vogël të Bullgarisë në këtë vend jo shumë të largët - si për arsye historike, ashtu edhe për mentalitetin dhe për shpirtin. Mendoj se do të mbetem në Armeni.”

Erevan
Cvetana Paskaleva thotë se është vazhdimisht në kontakt me bashkatdhetarët e saj dhe është gjithmonë në dispozicion për të ndihmuar ambasadën bullgare në Jerevan. Ajo arrin të kthehet në Bullgari vetëm në verë dhe megjithë ofertat tërheqëse për të pushuar diku jashtë vendit, ajo gjithmonë zgjedh bregdetin bullgar të Detit të Zi. Cvetana pranon se këto dhjetë ditë pushime në vendin tonë janë një lumturi e vërtetë dhe nostalgjia e tërheq gjithmonë drejt atdheut.

Foto: Rеuters, like-cool.online, 1tv.am, Shkolla bullgare "Pejo Javorov" (Erevan)

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një shëtitje nëpër mbretërinë e çokollatës së Mihaella Këtevës

Çdo fëmijë ëndërron të ketë gjithë kohën e botës për të luajtur dhe për të shijuar shumë ëmbëlsira. Një nga më të dashurat, natyrisht, është e Madhërishmja - Çokollata. Për shumë njerëz sot, çokollata është një burim i vazhdueshëm lumturie, sepse..

botuar më 24-06-21 7.30.PD
Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD
Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD