Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për bTV kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Për momentin kemi 8 grupe parlamentare dhe bisedat mes tyre janë të ndërlikuara, pasi janë të shumta. Le të jemi realistë për krijimin e qeverisë, kërkoi Kisellova. "Është shumë më korrekte të kemi një qeveri të rregullt. Resorët e ministrave të mundshëm të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) kanë qenë objekt negociatash. "Ka një popull të tillë" (ITN) do të marrë propozim për një zëvendëskryeministër dhe 4 ministra", shtoi kryetarja e parlamentit. Ajo konfirmoi se GERB ka propozuar Rosen Zheljazkov për kryeministër dhe shtoi: "Përfaqësuesit tanë në bisedime hodhën poshtë kategorikisht mundësinë që z. Bojko Borisov të jetë kandidat për kryeministër".
Radioja Kombëtare Bullgare organizon për herë të parë Konferencën Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Transmetuesve Publikë (Public Broadcasters International). Në konferencë marrin pjesë drejtues dhe përfaqësues të stacioneve publike të radios dhe..
Bullgaria mbështet fillimin e negociatave të pranimit në BE me Ukrainën dhe Moldavinë. Kjo u deklarua në Luksemburg gjatë Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së nga Ministri i Jashtëm bullgar Georg Georgiev. Komisionerja e BE-së për Zgjerim..
Bullgaria do të lejojë që një aeroplan që transporton Vladimir Putin të kalojë nëpër hapësirën e saj ajrore për të lehtësuar një takim të mundshëm midis Udhëheqësit rus dhe Presidentit të SHBA-së Donald Trump në Budapest. Kjo u njoftua nga..
Karburantet për tregun vendas janë siguruar plotësisht deri në fund të vitit, informoi Ministri i Energjisë Zheço Stankov në lidhje me vendimin e..
Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – rreth 6°. Gjatë ditës , në pjesën veriore të Bullgarisë do të ketë..
Këshilli i Ministrave propozon transferimin e automjeteve të Shërbimit Kombëtar të Sigurisë te Administrata Presidenciale përmes një ndryshimi..