Joef Gipsy Kings Family regjistroi "Fuego Del Amor" - një këngë me këngëtaren bullgare Sandra Aleksandrova. Historia filloi tre vjet më parë, kur Sandra dhe producenti i saj Artur Nadosjan vizituan Nice - atje takuan familjen Joef Gypsy Kings, të quajtur "mbretërit e flamenkos" - trashëgimtarët e familjes së madhe të Gypsy Kings legjendar.
Kjo është kënga e parë e një artisti bullgar me familjen e madhe të Gypsy Kings!
Ideja fillestare ishte që teksti të ishte vetëm në spanjisht, por Sandra dhe Artur donin që ai të ishte edhe në bullgarisht - në mënyrë që gjuha bullgare të mund të dëgjohej jashtë Bullgarisë. Kështu që në tekstin e Joef-it, Sandra i shton të folurit amtare. Kjo i pëlqen shumë edhe familjes Gypsy Kings dhe tani janë duke përgatitur albumin me Arturin. Kënga e parë në të është "Fuego Del Amor". Aktualisht janë duke u krijuar edhe tre këngë të tjera të përbashkëta. Ndërsa në koncertin promovues, Joef Gypsy Kings Family do të interpretojë edhe disa këngë të njohura bullgare në stilin flamenko. Ndërkohë që këto plane po realizohen, le të shijojmë interpretimin “Fuego Del Amor” – “Zjarri i dashurisë”!
Më 18 prill, saktësisht 130 vjet më parë në qytetin Trën lindi këngëtarja bullgare e operës dhe e muzikës popullore Gjurga Pinxhurova. 120 vjet nga lindja e Gjurga Pinxhurovës Duke kënduar këngët e nënës së saj që nga fëmijëria,..
Një nga këngët e fundit të yllit të dashur të disa brezave, Margarita Hranova, është "Bëhu dita ime". Në të, këngëtarja përsëri punon me Biljana Çokoeva-Angellova , e cila është autore e muzikës dhe tekstit. Autori i aranzhimit është Svetosllav..
E lindur në një familje muzikantësh, Dani Ilieva këndon për më shumë se dhjetë vjet. Ajo mori pjesë në disa formate muzikore, por arritja e saj më e madhe është çmimi nga Konkursi Kombëtar për Këngë Zbavitëse "Burgasi dhe Deti" . Tani..