Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Më 17 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shën Antonin e Madh (Antonovden)

Shën Antoni
Foto: arkiv

Shën Antoni ose Babi Antoni ishte një murg asket egjiptian, i konsideruar si themeluesi i murgjërisë. Ai ishte i Pari i të ashtuquajturve oshënar vetmitar, mentor shpirtëror i qindra vetmitarëve. Ai lindi rreth vitit 251 në Egjiptin e Mesëm në një familje të krishterësh të pasur. Kur prindërit i vdiqën ai ishte 20 vjeç. Ai ua dha pasurinë e tij të varfërve dhe u tërhoq në vetmi në shkretëtirë. Në moshën 35-vjeçare, shkoi përtej Nilit dhe jetoс në izolim të plotë në malin Konzim pranë Detit të Kuq, duke murosur me tulla hyrjen e shpellës ku jetonte. Vetëm dy herë në vit i sillnin bukë, të cilën e lëshonin nga një vrimë. Për shkak të besimit dhe asketizmit të tij të fortë, ai u dhurua me mrekullibërësi dhe mendjemprehtësi. Në vitin 306 rreth Shën Antoni filluan të mblidheshin bashkëmendimtar që donin t'i përkushtoheshin oshënarisë.

I nderuari Antoni i Madh jetoi deri në moshën 105 vjeçare, duke ruajtur shëndetin dhe forcën e tij trupore. Një vit para vdekjes, ai u përfshi në luftën e Kishës kundër herezisë ariane, dhe në Aleksandri hyri në një diskutim të hapur dhe të ashpër me heretikët dhe me argumentet e tij i mundi.

I nderuari Antoni vdiq më 17 janar 356. Më vonë, lipsanet e tij u zbuluan dhe u transferuan solemnisht në Vjenë. Jetëshkrimi i tij u shkrua rreth vitit 360 nga Shën Athanasi, peshkop i Aleksandrisë.

Në kalendarin popullor, Dita e Shën Antonit festohet për të mbrojtur kundër sëmundjeve. Sipas legjendës, ka pasur dy vëllezër binjakë, Antoni dhe Athanasi, të cilët kanë shpikur darët e farkëtarit. Prandaj, ditët e emrit të tyre festohen njëra pas tjetrës dhe këto ditë festojnë të gjithë farkëtarët, punuesit e thikave dhe hekurpunuesit.





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të Shtunën e Madhe Krishti zbret në ferr dhe shpëton të drejtët

Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...

botuar më 25-04-19 4.55.PD

E Premtja e Madhe përkujton vuajtjet shëlbuese të Krishtit

Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..

botuar më 25-04-18 5.55.PD

E Enjta e Madhe - Përkujtimi i Darkës së Fundit dhe i Themelimit të Eukaristisë

Atë ditë, Shpëtimtari organizoi darkën tradicionale të Pashkës për popullin hebre në shtëpinë e një banori të Jerusalemit. Përpara darkës, si shprehje respekti, Ai lau këmbët e apostujve dhe tha: “Unë erdha për të shërbyer, jo që të më shërbejnë” ...

botuar më 25-04-17 8.10.PD