Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sport, argëtim dhe adrenalinë të lartë në Festën Dimërore Vitosha 2025

Foto: vitosha-ski.com

Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës.

Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i Sporteve", do të mbahet nën moton "Zbulo, Argëto, Përjeto" dhe do t'u ofrojë vizitorëve një program të pasur me ngjarje tërheqëse. Do të ketë një shumëllojshmëri garash dhe lojërash, si zbritje me sajë, sllallom paralel, alpinizëm me ski, ski vrapim, gara për fëmijë etj. 

Një nga atraksionet kryesore të ngjarjes është çiklizmi në dëborë, i cili bëri debutimin e tij botëror gjashtë vjet më parë në Festën Dimërore Vitosha. Që atëherë, disiplina u përfshi në kalendarin sportiv ndërkombëtar. Për të pestin vit radhazi do të jetë e hapur edhe “Zona e Sajave” – një zonë e caktuar posaçërisht për rrëshqitjen me sajë, ku të vegjël dhe të mëdhenj do të shijojnë emocionet e dimrit.

Programi përfshin edhe kuize me çmime, konkurse për pamjen më tërheqëse, luftë me top bore, tërheqje dhe krijim të figurave të dëborës etj. Në fund të ditës do të zhvillohet një “gjueti thesari” në dëborë.

Dita Botërore e Borës shënohet këtë vit në 59 vende dhe i kushtohet një stili jetese aktive dhe gëzimit të sporteve dimërore.

Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:

Përpilues: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: vitosha-ski.com, sofia.plays.bg




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov

Një çift bullgar fitoi medaljen e artë në Kupën Botërore të kërcimeve në trampolinë

Hristina Peneva dhe Kallojan Petrov regjistruan emrat e tyre në histori, pasi fituan renditjen e përgjithshme të Kupave Botërore për vitin 2025 në disiplinën çifte të përziera sinkrone. Ky është trofeu i parë i këtij lloji i dhënë ndonjëherë nga..

botuar më 25-10-06 10.14.PD

Të bashkuar në sukses – mijëra bullgarë në eufori në takimin me ekipin kombëtar të volejbollit

Bashkim. Dhe gëzim, eufori, mbështetje, shpresë. Por mbi të gjitha, bashkim. Kjo u shkaktua nga triumfi i ekipit tonë kombëtar të volejbollit për meshkuj, i cili për herë të parë pas 55 vitesh arriti vendin e dytë në Kampionatin Botëror të Volejbillit..

botuar më 25-10-02 6.50.PD

Bullgaria priti solemnisht legjendat e saj të reja të volejbollit

Pas pritjes zyrtare në Aeroportin “Vasill Levski” këtë mëngjes, volejbollistët e skuadrës kombëtare bullgare - nënkampionë të Kampionatit Botëror në Filipine - u takuan në një ceremoni të veçantë me tifozët e tyre, të cilët mbushën sheshin përpara..

botuar më 25-09-30 7.32.MD