Më 25 janar, shtëpia malore Aleko në malin Vitosha pranë Sofjes bëhet qendër e sporteve dhe argëtimit dimëror me rastin e Ditës Botërore të Borës.
Festa Dimërore Vitosha 2025, organizuar nga Bashkia e Sofjes dhe "Sofja - Kryeqyteti Botëror i Sporteve", do të mbahet nën moton "Zbulo, Argëto, Përjeto" dhe do t'u ofrojë vizitorëve një program të pasur me ngjarje tërheqëse. Do të ketë një shumëllojshmëri garash dhe lojërash, si zbritje me sajë, sllallom paralel, alpinizëm me ski, ski vrapim, gara për fëmijë etj.
Një nga atraksionet kryesore të ngjarjes është çiklizmi në dëborë, i cili bëri debutimin e tij botëror gjashtë vjet më parë në Festën Dimërore Vitosha. Që atëherë, disiplina u përfshi në kalendarin sportiv ndërkombëtar. Për të pestin vit radhazi do të jetë e hapur edhe “Zona e Sajave” – një zonë e caktuar posaçërisht për rrëshqitjen me sajë, ku të vegjël dhe të mëdhenj do të shijojnë emocionet e dimrit.
Programi përfshin edhe kuize me çmime, konkurse për pamjen më tërheqëse, luftë me top bore, tërheqje dhe krijim të figurave të dëborës etj. Në fund të ditës do të zhvillohet një “gjueti thesari” në dëborë.
Dita Botërore e Borës shënohet këtë vit në 59 vende dhe i kushtohet një stili jetese aktive dhe gëzimit të sporteve dimërore.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpilues: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: vitosha-ski.com, sofia.plays.bg
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..