Petko Sllavov është një krijues kompleks - në fushën e muzikës e njohim si autor i teksteve dhe interpretues (këngëtar, basist dhe kitarist) në projektet e tij solo dhe në grupet “Airbag”, “Terpentina” dhe formacioni muzikor i shfaqjes "Zogjtë e natës” në Televizionin Kombëtar Bullgar.
"Ditët e fundit" është kënga e parë e re e Petko Sllavov pas dy albumeve të tij solo - "Shënimet e të dashuruarit të fundit" nga viti 2014 dhe "Fundi i një utopie" nga 2022. Si gjithmonë, ai vetë është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit. Muzikanti i vetëm i ftuar në këtë këngë është bateristi Martin Profirov.

Për "Ditët e fundit" Petko Sllavov thotë:
“Kjo ide është ndoshta 22 vjeçare – vetë melodia është kaq i vjetër, dhe kaloi nëpër shumë transformime. Ka ndoshta dhjetë variacione të ndryshme derisa ajo më në fund u kristalizua. Teksti për mua është gjithmonë i fundit - është më i vështir për t'u arritur, pasi është shumë e rëndësishme që një këngë pop të ketë tekst të fortë dhe melodi të paharrueshme. Nëse duhet të gjejmë kuptim në këtë tekst – le të jetojmë sikur kjo të ishte dita jonë e fundit.”
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Petko Slavov, Radio Kombëtare Bullgare - Radio Sofje
Papi Hans po ngroh vjeshtën e ftohtë me këngën e tij të re me ritme latine “E pafajshme”. Ajo vjen pas një serie baladash dhe është kënga e parë nga albumi i tij i ardhshëm, i cili do të quhet simbolikisht “Dielli”. Sipas këngëtarit, ky do të..
"Festivali Evropian i Muzikës" në Sofje ofron disa ngjarje të spikatura për adhuruesit e muzikës në serinë vjeshtore të edicionit të tij të 25-të. Nga mesi i tetorit deri më 2 dhjetor 2025, do të zhvillohen koncerte me programe interesante dhe..
Më shumë për Emanuill Manollovin mund të lexoni në arkivin e Radio Bullgarisë : 155 vjet nga lindja e atit të operës bullgare Emanuill Manollov Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto : Wikimedia Commons, Dimitër..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të..