Festa ortodokse për nder të Shën Trifonit kremtohet më 1 shkurt sipas stilit të ri. Në kalendarin folklorik kjo festë përbën një cikël prej 3 ditësh radhazi - 1, 2 dhe 3 shkurt, të quajtura Trifunci. E quajtur nga populli ynë Trifon Zarezan – Trifon Krasitësi, festën e respektojnë vreshtarët, kopshtarët, hanxhinjtë. Disa njerëz e shënojnë atë më 1 shkurt (me festën fetare), dhe shumica - më 14 shkurt, kur ishte dita e Shën Trifonit sipas stilit të vjetër.
Mëngjesin e 1 shkurtit vreshtarët dhe adhuruesit e verës së mirë u drejtohen vreshtave së bashku për të kryer krasitjen e parë rituale dhe, me bekimin e ujit, të kërkojnë mbrojtje hyjnore nga shenjtori mbrojtës. Është traditë, që në festën e Trifon Zarezanit të pihet vera e prodhuar nga vjelja e vitit të kaluar dhe të spërkaten me të vreshtat, që të ketë pjellori dhe ogur të mirë gjatë gjithë vitit.
Trifon Zarezan edhe këtë vit hap dyert e bodrumeve të verës në mbarë Bullgarinë. Për vizitorët përgatiten biseda origjinale për traditat dhe veçoritë e rajoneve të verës në Bullgari. Disa prej kantinave, përveç degustimit, ofrojnë edhe aktivitete artistike, si “pikturë dhe verë”, veprimtari kjo e cila kohët e fundit gëzon një interes të madh gjatë gjithë vitit.
Festivali i verës në Bullgarinë Jugperëndimore është gjithashtu i shumëpritur. Mikpritës është fshati Dellçevo i rajonit të qytetit Goce Dellçev. Aty degustimi dhe programi folklorik me pjesëmarrjen e grupeve amatore nga rajoni vazhdon dy ditë të tëra - më 1 dhe 2 shkurt. Programi përfshin edhe një konkurs për prodhuesin më të mirë të verës dhe rakisë. Në vitet e fundit, konkursi mbledh mbi 120 konkurrentë, duke përfshirë jo vetëm prodhues vendor, por edhe mjeshtër të verës nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA - arkiv
Muzeu rajonal etnografik në natyrë "Etër" është krijuar si qendër për studimin e kulturës tradicionale të banorëve të Ballkanit, por sot në këtë vend unik pranë Gabrovo ringjallen zakone dhe tradita nga kalendari bullgar, ndërsa një ekip prej 70..
Në Rodope, kosi është simbol i shëndetit, jetëgjatësisë dhe traditës. Nga data 29 deri më 31 gusht 2025, fshati Momçillovci është mikpritës i Festivali i Kosit – një festë që bashkon kulturën, kuzhinën dhe zakonet e Rodopëve. Ngjarja tre-ditore..
Në fshatin Smilec të Dobruxhës, shalqiri nuk është një frut i zakonshëm, por një legjendë e vërtetë. Më 30 gusht 2025, ringjallet përsëri Festivali Kombëtar i Marmelatës prej Shalqiri– eliksiri i ëmbël, të cilin vendasit e quajnë edhe "mjaltë pjepri"...