Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe kremtohet që nga shekujt e parë të krishterimit.
Ligji i Moisiut parashikonte nëse fëmija i parëlindur ishte djalë, dyzetë ditë pas lindjes duhej të shkonte në tempull, për t’i kushtuar Perëndisë. Kështu e bënë edhe Josifi i drejtë dhe Hyjlindësja. Në Jerusalem në atë kohë jetonte një njeri, që quhej Simeon. Shpirti i Shenjtë i kishte zbuluar atij, se nuk do të vdiste pa e parë Krishtin. Ky lajm i gëzuar e mbajti me shpresë deri në moshë të thyer. Kështu dyzetë ditë pas lindjes së Krishtit, Shpirti i Shenjtë e njoftoi se ëndrra e tij u realizua. Simeoni i drejtë, u nis për të shkuar në tempull, i mbushur me ngazëllim, duke pritur bekimin për të cilën Zoti e kishte bërë të denjë. Pasi mori në krahë foshnjën tha: “Tani, o Zot, lëre shërbëtorin tënd të vdesë në paqe sipas fjalës sate, sepse sytë i mi e panë shpëtimin tënd, që e përgatite përpara gjithë popujve, dritën për të ndriçuar kombet”.
Në tempull, në atë ditë të rëndësishme, ishte edhe një profeteshë me emrin Ana. Pasi mbeti e ve pas shtatë vitesh martesë, ajo iu përkushtua Zotit, duke gjetur ngushëllim në lutje dhe kreshmë. Për këtë përkushtim Shpirti i Shenjtë i dha aftësi të profetizojë, duke u bërë e denjë të shikojë foshnjën hyjnore. Plaku Simeon dhe profetesha Ana kishin vite që e prisnin Shpëtimtarin dhe e takuan atë. Kështu, Simeoni i drejtë dhe profetesha Ana, të mbushura me Frymën e Shenjtë, dëshmuan para botës se Foshnja ishte Shpëtimtari i pritur - Krisht.
Sipas zakonit të devotshëm, edhe sot fëmijët e porsalindur çohen në tempull për bekim në ditën e 40-të pas lindjes së tyre dhe u lexohet një lutje e veçantë nënave të tyre.
Paraqitja e Zotit Jezu Krisht në Tempull është një festë e Takimit me Shpëtimtarin e premtuar nga Perëndia. Paraqitja e Zotit Jezu Krisht në Tempull është një festë e shpresës së pathyeshme, e durimit të pashuar, e besimit të pashuar në atë që Perëndia ka premtuar, e dashurisë që tejkalon dhe kapërcen ndarjen. Festa është gjithashtu një rast për të pyetur veten se çfarë presim dhe për çfarë shpresojmë. A jetojmë në atë mënyrë që të përgatitemi për takimin me Zotin, a është edhe plakja jonë natyrore një pjekuri e shpirtit tonë, një rritje shpirtërore që na afron me Të?
Sipas besimeve popullore, në këtë ditë nuk punohet. Janë të ndaluara të gjitha veprimtaritë shtëpiake – qepje, thurje, pastrim, punë në kopsht apo në arë – sepse fëmijët do të lindin të shënuar. Vetëm mund të gatuhet. Amviset brumosin kulaçe dhe i shpërndajnë.
Njerëzit bënin parashikime të llojllojshme. Nëse bie shi në këtë ditë, do të bjerë shi gjithë verën. Nëse ka borë, do të ketë grurë.
Për traditat popullore Ditën e Paraqitjes së Zotit Jezu Krisht në Tempull mund të lexoni në koleksionin e Radio Bullgarisë:
Foto: BGNES, arkivKanë kaluar 40 vjet nga protesta e parë kundër ndryshimit të detyruar të emrave të turqve bullgarë nga regjimi komunist. Në këtë ditë të vitit 1984 në fshatin Mleçino të bashkisë së Ardinos mblidhen mbi 3 mijë persona - njerëzit nga fshatrat e afërta Gorno..
Më 23 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon Shën Naumin e Ohrit. Naumi ishte një studiues dhe shkrimtar bullgar mesjetar, i lindur rreth vitit 830. Vdiq më 23 dhjetor 910. Ai ishte me origjinë fisnike, por la gjithçka dhe ndoqi apostujt e..
Kisha Ortodokse kremton sot ngjizjen e Shën Anës – nënës së Virgjëreshës. Joakimi dhe Ana nuk kishin fëmijë për një kohë të gjatë, pavarësisht nga jeta e tyre e drejtë. Përveç pikëllimit të tyre personal, ata duruan edhe qortim publik, pasi mungesa e..